MISSHA Cicadin Rescue Water Sunscreen Stick SPF 50+ PA++++, është riformulimi i shumëpritur, dhe formula e përmirësuar e MISSHA Cicadin Centella Duo Sunscreen Stick SPF 50+ PA++++. Ky krem dielli në formë stick-u vjen me një formulim të pasur duke filluar nga 6 lloje të bimës Centella Asiatica, si Madecassoside, Asiaticoside, etj që i ofrojnë lëkurës qetësim dhe ndjesi freskie në çdo riaplikim. Nga ana tjetër, përbërja me vitaminë E dhe niacinamidet ndihmojnë me hiperpigmentimin nga shenjat post-akne apo nga rrezet e dëmshme të diellit. Por kjo nuk është e gjitha, ky krem dielli është ideal për këdo që ka barrierën e lëkurës të dëmtuar ose dëshiron ta ruajë atë të shëndetshme falë përbërësve të tjerë ne formulim si: Ceramide, Adenosine dhe Cholesterol. MISSHA Cicadin Rescue Water Sunscreen Stick SPF 50+ PA++++, mund të përdoret në përditshmëri sepse ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt, dhe jep ndjesi freskie pas aplikimit. Gjithashtu, është një bazë shumë e mirë për makeup-in sepse nuk lë asnjë njollë të bardhë në lëkurë.
*19gr
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Zgjidhni anën që dëshironi dhe aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit.
Përbërësit "magjik"
6 lloje të bimës Centella Asiatica, si Madecassoside, Asiaticoside, Ceramide, Adenosine dhe Cholesterol
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Zinc Oxide, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Methyl Trimethicone, Titanium Dioxide, Cetyl Ethylhexanoate, Acrylates Copolymer, Caprylyl Methicone, Triheptanoin, Propanediol, Butyloctyl Salicylate, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Diisostearyl Malate, Centella Asiatica Root Extract, Lavender Oil, Bergamot Oil, Rosemary Leaf Oil, Chamomile Flower Oil, Hydrogenated Lecithin, Magnesium Sulfate, Stearic Acid, Aluminum Hydroxide, Triethoxycaprylyl Silane, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Disteadimonium Hector Light, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Dicaprylyl Carbonate, Mica, Ethylhexyl-Glycerin, Purified Water, Glycerin, Raffinose, Pentylene Glycol, Panthenol, Cholesterol, Ceramide NP, Calcium Aluminum Borosilicate, Calamine, Tromethamine, Chlorella Vulgaris Powder, Madecassoside, Madeca Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Chromium Oxide Green, Ultramarines, Linalol, Limonene
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.