BENTON Goodbye Redness Centella Mask, është sheet mask (maskë pëlhure) e njomur në esencë. Ashtu si vetë emri i kësaj maske, pas përdorimit të saj do t’i thoni lamtumirë skuqjeve, irritimeve dhe inflamacionit. Përbërja e saj me 45% ujë nga gjethja e bimës Centella Asiatica, së bashku me acidin hialuronik, bëjnë të mundur qetësimin dhe hidratimin e lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos atë sensitive dhe atë pro-akneike. 
Niveli i saj i pH është 6.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*23gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ujë nga gjethja e bimës Centella Asiatica, ekstrakt nga bima Centella Asiatic, acid asiatic, acid madecassic, asiaticoside, madecassoside

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Leaf Water, Aqua (Water), Glycerin, Pentylene Glycol, Butylene Glycol, Microcrystalline Cellulose, Centella Asiatica Extract, Sodium Gluconate, Sodium Hyaluronate, Propanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Asiaticoside, Madecassoside, Portulaca Oleracea Extract, Xanthan Gum, Cellulose Gum, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated phosphatidylcholine, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Sucrose Stearate

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Goodbye Redness Centella Mask (1pc.)

150 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI