BENTON Aloe Real Cool Soothing Gel është një xhel hidratues multi-funksional. Jo vetëm që mundet të përdoret në çdo pjesë të trupit përfshirë edhe skalpin e kokës, por mund të përdoret edhe si trajtim pas qëndrimit në diell gjatë plazhit apo çdo shqetësim tjetër që ka nevojë për nje dozë të mirë hidratimi dhe rifreskimi. Gjithë këto veti i ka falë përmbajtjes me 93% ekstrakt nga gjethja e bimës Aloe Vera dhe përbërës të tjerë ekstraktesh bimore me veti anti-inflamatore dhe hidratuese. Niveli i pH është 6. 

Ky krem ka formulë jokomedogjenike dhe është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artifical, vajra esencial.

*300ml

Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme. Sugjerohet edhe pas ekspozimit në diell gjatë plazhit, dhe ta riaplikoni në zonat e nevojshme.

Përbërësit "magjik"

93% ekstrakt nga bima Aloe Vera, ekstrakt algash Laminaria Japonica, ekstrakt i rrënjës së bimës Dioscorea Japonica (patate e ëmbel), ekstrakt i rrënjës së pemës Ulmus Davidiana, ekstrakt i lules Viola Mandshurica (manushaqe)

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Extract(93%), 1,2-Hexanediol, Propanediol, Laminaria Japonica Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Viola Mandshurica Flower Extract, Glycerin, Pentylene Glycol, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Pinus Sylvestris Leaf Extract, Carbomer, Arginine, Sodium Phytate

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

BENTON Aloe Real Cool Soothing Gel

700 ALL 1,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI