Kur jeni duke kërkuar për një produkt pastrimi, është e rëndësishme të kontrolloni nëse ai ka aftësi të shkëlqyera pastrimi pa dëmtuar barrierën e lëkurës. I tillë është edhe Green Plum Freshing Cleanser nga marka më e pëlqyer nga ne por jo vetëm"Beauty Of Joseon". Një pastrues fytyre që përmban ekstrakte me origjinë bimore të marra nga farat e kumbullës dhe mungit me një formulë pak acidike e cila siguron pastrimin e thellë të fytyrës por pa e dëmtuar aspak barrierën natyrale të lëkurës. Sipas Donguibogam (libër i mjekësisë tradicionale koreane botuar në 1613), kumbullat janë të tharta dhe jo toksike dhe jo vetëm që ulin temperaturën, por shuajnë etjen dhe rinovojnë muskujt&pulsin. Gjithashtu, kumbullat janë të pasura me acide organike dhe vitamina, dhe prej kohësh janë përdorur si një përbërës bimor. Ndërsa, formulimi me 3% të ekstraktit të  farës së mungit së bashku me fasulet e kuqe dhe krundet e orizit në dinastinë Joseon, e bënë këtë larës efektive për eksfolimin e lëkurës duke larguar qelizat e vdekur dhe sebumin e tepër. Përveç kësaj, saponina e përmbajtur në mung mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Gjithashtu, formula në trajtë xheli, ruan lagështinë natyrale të lëkurës duke mos krijuar irritim apo tharje të saj

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore.

*100ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

Kumbullë, 3% të ekstrakt ifarës së mungit, fasule e kuqe dhe krunde orizi

Lista e plotë e përbërësve

Water, Prunus Mume Fruit Water, Cocamidopropyl Hydroxysultaine, Phaseolus Radiatus Seed Extract, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Sodium Chloride, Camellia Sinensis Leaf Extract, Houttuynia Cordata Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Prunus Mume Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Coconut Acid, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Sodium Isethionate, Citric Acid, Butylene Glycol, 1,2-hexanediol, Punica Granatum Extract, Clitoria Ternatea Flower Extract, Garcinia Mangostana Peel Extract, Propylene Glycol Laurate, Sodium Citrate, Disodium EDTA

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Cleanser

1,200 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI