-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SOME BY MI Galactomyces Glutathione Brightening Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SOME BY MI Galactomyces Glutathione Brightening Cream është formuluar me 65% ekstrakt të fermentuar Galactomyces, një përbërës i njohur për aftësinë e tij për të transformuar lëkurën, duke e bërë më të ndritshme, të butë dhe me pamje të freskët. Kjo formulë unike pasurohet gjithashtu me Glutathione, një nga antioksidantët më të fuqishëm, i cili ndihmon në reduktimin e njollave të errëta, hiperpigmentimit dhe shenjave të lodhjes në lëkurë, duke nxitur një pamje të unifikuar dhe plot shkëlqim. Përveç efektit zbardhues dhe përmirësimit të tonit të lëkurës, ky krem ofron edhe një hidratim të thellë falë përbërësve si Acidi Hialuronik, Panthenoli dhe Betaine, të cilët rikthejnë lagështinë natyrale të lëkurës, qetësojnë ndjeshmërinë dhe parandalojnë tharjen. Ceramidet dhe Squalane, nga ana tjetër, forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e bërë atë më elastike dhe më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm si ndotja apo ndryshimet klimatike. Konsistenca e tij është e lehtë, kremoze dhe përthithet menjëherë, pa lënë ndjesi të yndyrshme, gjë që e bën të përshtatshëm për përdorim si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje. I rekomanduar për të gjitha llojet e lëkurës, ky krem sjell rezultate të dukshme pas vetëm disa ditësh përdorimi të rregullt: më shumë shkëlqim, më pak njolla, një teksturë më e njëtrajtshme dhe një ndjesi të thellë hidratimi dhe butësie.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*40ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Galactomyces, Glutathione, Acidi Hialuronik, Panthenol, Betaine, Ceramide, Squalane
Lista e plotë e përbërësve
Galactomyces Ferment Filtrate, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Propanediol, Dicaprylyl Carbonate, 1,2-Hexanediol, Betaine, Cetearyl Alcohol, Polyglyceryl-10 Laurate, Methyl Trimethicone, Silica, Cetearyl Olivate, Panthenol, Phenyl Trimethicone, Potassium Cetyl Phosphate, Water, Sorbitan Olivate, Bisabolol, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Dipropylene Glycol, Squalane, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Glutathione, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Coptis Japonica Root Extract, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Adenosine, Fructooligosaccharides, Sorbitan Isostearate, T-Butyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ascorbic Acid, Tocopherol, Allantoin, Ceramide NP, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Glyceryl Stearate, Phytosphingosine, Cholesterol, Ceramide AP, Ceramide AS, Ceramide NS, Caprylyl Glycol, Ceramide NG, Ceramide EOP, Linalool, Limonene
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Customer Reviews
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE