-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Carrot Caroten Mask (1pc.)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SKINFOOD Carrot Caroten Mask (1pc.) është maska ideale për ato që kërkojnë freski dhe qetësim të menjëhershëm! Kjo maskë unike përmban β-karoten, një përbërës natyral i nxjerrë nga karota dhe vaji i farës së saj. Duke përdorur një teknikë të zhvilluar me përpikëri që prej viteve 1950, kjo formulë e avancuar ka aftësinë të qetësojë lëkurën dhe të forcojë barrierën mbrojtëse, duke minimizuar skuqjen dhe irritimet. Procesi i nxjerrjes së përbërësve aktivë siguron që të gjitha vlerat e karotës të transferohen plotësisht në lëkurën tuaj, duke i dhënë asaj një ndjesi freskie dhe vitaliteti. Nga ana tjetër, përbërës hidratues si glicerina dhe hialuronati i natriumit, do të ofrojnë hidratim të thellë, duke luftuar në mënyrë efektive thatësinë. Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*270g
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
β-karoten, glicerinë, hialuronati i natriumit,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Glycerin, Beta-Glucan, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, C12-14 Pareth-12, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Undaria Pinnatifida Extract, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Sodium Phytate, Allantoin, Hydroxyethylcellulose, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Pogostemon Cablin Oil, Lavandula Hybrida Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE