-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NARD Repairing Perfumed Treatment White Musk
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
NARD Repairing Perfumed Treatment White Musk është një trajtim i fuqishëm dhe i pasur, krijuar posaçërisht për të rigjeneruar flokët e dëmtuar dhe të thaTë, duke ofruar kujdes të thellë dhe ushqyes që rikthen butësinë dhe shkëlqimin natyral të tyre. Me aromën e muskut të bardhë, e ëmbël dhe delikate, që përhapet gjatë aplikimit, produkti lë një ndjesi freskie dhe luksositeti që zgjat gjithë ditës. Përbërësit kryesorë përfshijnë musk të bardhë, i cili jo vetëm që ofron një aromë të jashtëzakonshme, por edhe efekt qetësues që relakson dhe ruan freskinë e flokëve; vajrat ushqyes që rigjenerojnë dhe hidratojnë thellë, duke i lënë flokët të butë dhe të shëndetshëm; keratinën, e cila forcon flokët dhe parandaluan thyerjen, duke ndihmuar në rikthimin e strukturës natyrale të tyre; dhe proteina e mëndafshit, që zbut dhe rrit shkëlqimin e flokëve, duke u dhënë secilës fije një pamje të lëmuar dhe të lehtë për t’u menaxhuar. Ky trajtim është zgjedhja ideale për ata që dëshirojnë të rikthejnë shëndetin dhe shkëlqimin e flokëve të dëmtuar, duke u dhënë atyre një pamje të fortë, të shndritshme dhe të natyrshme. Për efekte maksimale sugjerohet të përdoret së bashku me: NARD Repairing Perfumed Shampoo White Musk
*1000ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
musk të bardhë, vajra ushqyes, keratinë, protein mëndafshi
Lista e plotë e përbërësve
Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil Persea
Gratissima (Avocado) Oil, Panthenol, Olea Eu-ropaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annaus (Sunflower) Seed Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Melaleuca Al-ternifolia (Tea Tree) Extract, Cetearyl Olivat
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE