COSRX One Step Original Clear Pad, përmban 70 tamponë eksfoliues pambuku, të njomur në betaine salicylate dhe ujë nga lëvorja e pemës së shelgut (willow bark water). Ky produkt bën të mundur heqjen e qelizave të vdekura dhe pastron thellësisht poret duke shpërbërë yndyrën dhe sebumin e tepërt. Rekomandohet të përdoret jo vetëm për fytyrën, por edhe për dekolten dhe shpinën.

Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike dhe e pa testuar në kafshë.
Nuk përmban: alkool, sulfate, paraben, phthalates.

 *70 tamponë/ 135ml 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën duke evituar zonën rreth syve, në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Përbërësit "magjik"

ujë nga bima Willow Bark, betaine salicylate, vaj esencial nga Pema e Çajit (Tea Tree)

Lista e plotë e përbërësve

Salix Alba (Willow) Bark Water, Butylene Glycol, Glycerin, Betaine Salicylate, 1,2-Hexanediol, Arginine, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Panthenol, Allantoin, Ethyl Hexanediol, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Sodium Hydroxide, Sodium Hyaluronate

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX One Step Original Clear Pad

1,700 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI