-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KLAIRS Freshly Juiced Vitamin Charging Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
KLAIRS Freshly Juiced Vitamin Charging Serum, është si një shpërthim energjie për lëkurën tuaj! Ky serum sjell një kombinim të fuqishëm, 10% 3-O-ethyl acidit askorbik dhe niacinamide për të ndihmuar në përmirësimin e teksturës së lëkurës për një pamje të shëndetshme me plot shkëlqim! Vitamina C, e prezantuar në formën e acidit askorbik, njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Ndërsa formulimi me niacinamide (vitamina B3), rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'ju adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në tkurrjen e poreve të lëkurës. Nga ana tjetër, shtimi i vitaminave E, B2 dhe B5 krijon një formulë të pasur që nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurën me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit "magjik"
3-O-ethyl acidit askorbik, niacinamide, vitaminë E, B2 dhe B5
Lista e plotë e përbërësve
Water, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Methylpropanediol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Panthenol, Xanthan Gum, Pentylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Dipotassium Glycyrrhizate, Tromethamine, Adenosine, Madecassoside, Sodium Hyaluronate, Sodium Phytate, Beta-Glucan, Tocopherol, Linolenic Acid, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel extract, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract
KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE