KLAIRS All-Day Airy Sunscreen SPF 50+ PA++++, është një nga kremrat për mbrojtje ndaj diellit më të dashur dhe të shitur të markës së tij dhe më gjerë. Siç e thotë dhe vetë emri i tij "Airy" ka formulim të lehtë dhe shumë freskues për lëkurën si një ajër i freskët!  Përmbajtja me ekstrakt të rrënjës së ginseng-ut i pasur me antioksidantë të ndryshëm, ofron forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës. Nga ana tjetër, formulimi me glicerinë, panthenol, alantoinë, adenozinë, ekstrakt të gjetheve të aloe vera,  i ofrojnë lëkurës hidratim të thellë dhe mbrojtje gjatë ekspozimit në diell. Tekstura e lehtë dhe përfundimi freskues përthithet lehtësisht nga lëkura pa e rënduar dhe pa lënë njollë të bardhë. I formuluar me ekstrakt purslane dhe pa vajra esencial, ky krem është i sigurtë edhe për lëkurë sensitive. Për sa i përket mbrojtjes nga dielli, ky krem ka SPF 50+, që do të thotë se parandalon 98% të rrezeve UVB të depërtojnë në lëkurën tuaj dhe PA++++ (Mbrojtje jashtëzakonisht e lartë UVA, sipas rregulloreve koreane) pas kryerjes së testeve në 3 Institucione testimi klinike (Instituti i Kërkimeve të Dermatologjisë në Kore, Qendra Globale Cosmeceutical nga Universiteti Semyung dhe Cosmeservic). 

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i rrënjës së ginseng-ut, ekstrakt purslane, ekstrakt aloe vera

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Butyloctyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polysilicone-15, C12-15 Alkyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Polymethylsilsesquioxane, Glycerin, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Stearate, Cetearyl Olivate, Microcrystalline Cellulose, Panthenol, Silica, Sorbitan Olivate, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-6 Behenate, Allantoin, Caprylyl Glycol, Stearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Adenosine, Cetearyl Alcohol, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Portulaca Oleracea Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Laminaria Japonica Extract, Viola Mandshurica Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Lepidium Meyenii Root Extract, 1,2-Hexanediol, Lycium Chinense Fruit Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Berberis Vulgaris Root Extract, Morus Nigra Fruit Extract

KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë. Ndërsa “Soft Airy UV Essence” u përzgjodh në vetëm 3 muajtë e parë si kremi mbrojtës ndaj diellit më i preferuar nga Glow Pick dhe fitoi brenda vitit 5 çmime të rëndësishme.

KLAIRS All-Day Airy Sunscreen SPF 50+ PA++++

3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI