-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Shea Butter Cream Wash
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SKINFOOD Shea Butter Cream Wash është një larës trupi i pasur dhe hidratues, i formuluar për t’i dhuruar lëkurës suaj një përvojë të butë dhe ndjesi të këndshme. Formula e tij kombinon gjalpin shea dhe ekstraktin e tërshërës për të ushqyer dhe mbrojtur lëkurën. Gjalpi Shea, i njohur si “pema magjike” në Afrikë, është i pasur me vajra natyralë që ndihmojnë në zbutjen dhe rigjenerimin e lëkurës së thatë dhe të dëmtuar. Ndërsa, ekstrakti i tërshërës ndihmon në mbrojtjen e barrierës natyrore të lëkurës, duke e bërë atë më elastike dhe rezistente ndaj dëmtimeve të jashtëm. Teksa masazhohet në lëkurë, ky krem-larës shndërrohet në një shkumë të butë dhe të këndshme, e cila pastron me delikatesë, duke larguar papastërtitë pa e tharë lëkurën. Pas shpëlarjes, lëkura mbetet e butë, e hidratuar dhe e mbështjellë nga një aromë e lehtë që zgjat gjatë gjithë ditës. Për efekte maksimale sugjerohet të përdoret së bashku me: SKINFOOD Shea Butter Cream Lotion.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*450ml
Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përbërësit “magjik”
Gjalp Shea, ekstrakt tërshëre
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Laureth Sulfate, Butyrospermum Parkii Butter Extract (50,000 ppm), Sodium Chloride, Cocamidopropyl Betaine, Abena Sativa (Oat) Meal Extract, PEG-120 Methyl Glucose Dioleate, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Ethylhexylglycerin, Laureth-1 Phosphate, PEG-14M, Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycol Distearate, Styrene/Acrylates Copolymer, Citric Acid, Lauryl Phosphate, Dipropylene Glycol, Tetrasodium EDTA, Polyglyceryl-10 Laurate, Sodium Carbonate, Honey Extract, Portulaca Oleracea Extract, Citrus Junos Fruit Extract, Triticum Vulgare Sprout Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Apium Graveolens Extract, Brassica Oleracea Acephala Leaf Extract, Tocopherol, Sodium Citrate, Butylene Glycol, Butyrospermum Parkii Butter (10 ppb), Octyldodecanol, Hydrogenated Lecithin, Xanthan Gum, Glyceryl Citrate/Lactate/Linoleate/Oleate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Oleate, Glycolipids, Glycosphingolipids, Ceramide NP, Fragrance
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE