SKINFOOD Grape Seed Oil Body Wash është një larës trupi, i krijuar për të ofruar një përvojë të këndshme dhe tërheqëse për lëkurën tuaj. Formula e tij e pasuruar me vaj të farave të rrushit, i njohur për vetitë e tij ushqyese dhe antioksidante, kontribuon në mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës, duke e lënë atë të butë dhe të hidratuar. Ekstrakti i verës shton një dimension të mëtejshëm, duke i dhënë lëkurës një elasticitet të natyrshëm dhe një ndjesi luksi. Teksa masazhohet në lëkurë, larësi transformohet në një shkumë të butë dhe të këndshme, që pastron me delikatesë, duke larguar papastërtitë pa e tharë lëkurën. Pas shpëlarjes, lëkura mbetet e ndjeshme, e butë dhe e mbështjellë nga një aromë e lehtë e rrushit që qëndron gjatë.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*450ml

Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit “magjik”

ekstrakt rrushi

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Laureth Sulfate, Acrylates Copolymer, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Chloride, Glycerin, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, 1,2-Hexanediol, Sodium Hydroxide, Ethylhexylglycerin, Vitis Vinifera (Grape) Seed Extract (2,000 ppm), Citric Acid, Wine Extract (670 ppm), Disodium EDTA, Jojoba Esters, Butylene Glycol, Sodium Carbonate, Portulaca Oleracea Extract, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil (200 ppm), Iron Oxide Red, Fragrance, Hexyl Cinnamal, Linalool, Citronellol, Eugenol

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

SKINFOOD Grape Seed Oil Body Wash

1,500 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI