ROHTO MENTHOLATUM SKIN AQUA Super Moisture UV Essence SPF 50+ PA++++ është produkti më i ri i markës gjigande ROHTO MENTHOLATUM nga linja SKIN AQUA Super Moisture Line. Ky krem, ashtu si e gjithë linja, është i formuluar me filtra mbrojtës nga teknologjia “Rohto’s UV Light Durability Capsule NEO” për të siguruar mbulim dhe rezistencë maksimale ndaj rrezeve të dëmshme UVA dhe UVB. Kjo teknologji e avancuar gjithashtu mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm si pluhuri dhe poleni, duke minimizuar ndjeshmërinë e lëkurës. Formulimi i tij përfshin gjithashtu ekstrakt të gjetheve së qershisë dhe ekstrakt të gjetheve së boronicës për të ofruar efekte hidratuese. Gjithashtu, mos të harrojmë se kjo SPF është rezistente ndaj ujit, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për plazh dhe ditët e nxehta të verës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje mund të përdoret edhe nga fëmijët.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.

*80gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

Rohto’s UV Light Durability Capsule NEO, ekstrakt të gjetheve së qershisë, ekstrakt të gjetheve së boronicës 

Lista e plotë e përbërësve

Water, BG, ethylhexyl methoxycinnamate, ethanol, isononyl isononanoate, ethylhexyl triazone, sodium hyaluronate, hydrolyzed sodium hyaluronate (ultra-low molecular weight hyaluronic acid), hydroxypropyltrimonium hyaluronate (skin-adsorbing hyaluronic acid), Bisethylhexyloxyphenol methoxyphenyltriazine, silica, propanediol, methylenebisbenzotriazolyl tetramethylbutylphenol, diethylaminohydroxybenzoyl hexyl benzoate, diethoxyethyl succinate, PEG-40 stearate, PG, (acrylates/alkyl acrylate (C10-30)) Crosspolymer, decylglucoside, caprylhydroxamic acid, TEA, bisPEG-18 methyl ether dimethylsilane, polysilicone-13, EDTA-2Na, xanthan gum, phenoxyethanol

ROHTO MENTHOLATUM është një kompani e njohur japoneze farmaceutike, me një prani të fuqishme në industrinë e kujdesit të lëkurës dhe shëndetësisë. E themeluar në vitin 1899, fillimisht marka u fokusua në zhvillimin e trajtimeve mjekësore pa recetë, dhe më vonë u zgjerua në kujdesin e lëkurës, duke u bërë një lider në të dy fushat. Gama e produkteve të ROHTO është mjaft e larmishme, duke përfshirë pika për sy, kremra mbrojtës ndaj diellit, trajtime kundër akneve dhe hidratues. Marka njihet për formulat e saj inovative, shpesh duke kombinuar përbërës tradicionalë japonezë me teknologji moderne.

Disa nga linjat e tyre më të njohura përfshijnë produktet për mbrojtjen nga dielli, balsamet për buzë dhe zgjidhjet për trajtimin e akneve, siç është seria “Acnes”. Shumë prej produkteve të tyre theksojnë efektin qetësues dhe freskues, shpesh duke përdorur mentol për vetitë e tij freskuese. Marka ka përqafuar gjithashtu trendet globale, duke e bërë gamën e saj të produkteve të disponueshme në mbarë botën.

ROHTO MENTHOLATUM SKIN AQUA Super Moisture UV Essence SPF 50+ PA++++

1,800 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI