NARD Shampoo Rosewood është një shampo e kujdesit për flokët, që vjen nga marka prestigjioze NARD, e cila ka fituar zemrat e shumë prej nesh. E krijuar me një përzgjedhje të hollë të përbërësve natyralë, kjo shampo ofron një trajtim të plotë dhe të harmonizuar për flokët. Formula e saj unike, e pasuruar me ekstrakte natyrale, pastron butësisht skalpin, ndërsa ushqen dhe forcon fijet e flokëve në thellësi. Nga ana tjetër, vaji i palisandërit, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe rigjeneruese, ndihmon në ushqimin e skalpit dhe stimulon rritjen e flokëve të shëndetshëm. Përveç kësaj, agjentët e fuqishëm hidratues të kësaj formule depërtojnë në thellësinë e strukturës së flokëve, duke rikthyer lagështinë e humbur dhe parandaluar tharjen. Rezultati? Flokë të pastër, të hidratuar, të rigjallëruar dhe të mbushur me një aromë të lehtë dhe delikate e cila zgjat gjatë gjithë ditës.
Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me: NARD Treatment Rosewood.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*1000ml
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
vaj palisandër
Lista e plotë e përbërësve
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.