Ndryshe nga shamponët e zakonshëm, NARD Scalp Scrub Shampoo ofron një përvojë të veçantë eksfoliuesi që siguron një pastrim të thellë dhe rigjallërues për skalpin tuaj. Me një përqindje të lartë prej 45% të kripës minerale Himalaja, kjo shampo vepron si një pastrues intensiv, duke depërtuar thellë në pore për të larguar papastërtitë dhe sebumin e tepërt. Formulimi i saj i pasur me katër ekstrakte bimore dhe mentol ofron një ndjenjë qetësie dhe freskie për skalpin, ndërkohë që panthenoli dhe përbërësit natyralë krijojnë një shtresë hidratues që mbron lëkurën dhe flokët nga tharja. Ndërsa, shtimi i ekstraktit të Artemisisë shumëvjeçare siguron lëndë ushqyese esenciale si kalcium, hekur, vitamina dhe minerale, ndihmuar në kontrollin e sebumit të tepërt. Për më tepër, vaji i Arganit dhe Jojobës ruajnë ekuilibrin e vajit dhe lagështisë, duke mbajtur skalpin dhe flokët të hidratuar dhe të ushqyer gjatë gjithë ditës.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*200ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.

Përbërësit "magjik"

45% të kripës minerale Himalaja, ekstrakte bimore, mentol, panthenolë, ekstrakt Artemisisa, vaji  Argani, Jojoba

Lista e plotë e përbërësve

Sodium Chloride, Water, Coco Betaine, Cocamide MEA, Glycerin, Sodium Lauroyl Glutamate, Mineral Salts, Sodium Cocoyl Alaninate, PPG-3 Caprylyl Ether, Isopropyl Myristate, Menthol, Polyquaternium-10, Trihydroxystearin, Salicylic Acid, Pentasodium Pentetate, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Mentha Arvensis Leaf Oil, Butylene Glycol, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Freesia Refracta Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Monarda Didyma Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Allium Cepa (Onion) Bulb Extract, Artemisia Capillaris Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Methionine, Cysteine, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Panthenol, Citric Acid, Argania Spinosa Kernel Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Sodium Benzoate, Fragrance, Benzyl Salicylate, Hexyl Cinnamal, Butylphenyl Methylpropional

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Scalp Scrub Shampoo

1,100 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI