Nëse keni flokë të dëmtuar dhe të brishtë nga lyerjet e shpeshta dhe trajtimet intensive, NARD RX Shampoo është shpëtimi që keni kërkuar. Kjo shampo e pasur me aminoacide dhe proteina ofron një ushqyerje të thellë dhe riparim të jashtëzakonshëm, duke e rigjeneruar dhe forcuar flokët. Përmban gjithashtu keratin të hidrolizuar dhe mëndafsh të hidrolizuar, që krijojnë një shtresë mbrojtëse dhe përmirësojnë strukturën e flokëve dhe të skalpit. Nga ana tjetër, formula e saj e pasur me 11 lloje peptide dhe vitaminë E, garanton një hidratim të thellë dhe ndihmon në forcimin e kutikulave, duke e kthyer flokët tuaj të thatë dhe të dëmtuar në një pamje sa më të shëndetshme. Ndërsa, tekstura e pasur dhe aroma e këndshme e lulesh do të krijojnë një përvojë të këndshme gjatë përdorimit, duke e bërë çdo shpëlarje një ritual të këndshëm dhe të relaksueshëm për flokët tuaj.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*500ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.

Përbërësit "magjik"

 aminoacide, proteina, 11 lloje peptide, vitaminë E,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Cocamidopropyl Betaine, Lauramide DEA, Cocamide DEA, Coco-Glucoside, Sodium Chloride, Sodium Benzoate, Polyquaternium-10, Tetradecene, Hexadecene, Caprylyl Glycol, Caprylyl Glycol, Polyquaternium-7, Pentasodium Pentetate, Tocopheryl Acetate, Panthenol, Hydrolyzed Milk Protein, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Silk, 1,2-Hexanediol, Camellia Japonica Seed Oil, Rosa Canina Fruit Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract (300 ppb), Hydrolyzed Keratin, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Nonapeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Hexapeptide-12, Hexapeptide-9, Leucine, Valine, Isoleucine, Taurine, Aspartic Acid, Ornithine, Glutamic Acid, Glycine, Glutamine, Lysine, Methionine, Serine, Cystine, Asparagine, Alanine, Arginine, Tyrosine, Threonine, Tryptophan, Phenylalanine, Proline, Histidine, Fragrance, Citronellol, Coumarin, Limonene, Linalool, Hexyl Cinnamal

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD RX Shampoo

2,100 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI