NARD Perfect Waxing Cream

1,800.00 ALL 1,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.

A e keni lodhur veten me metoda të dhimbshme dhe të pakëndshme për heqjen e qimeve? Brisqet lënë irritime, depilimi me dyll sjell dhimbje, ndërsa trajtimet me lazer kërkojnë kohë dhe investim të madh. Po sikur të ekzistonte një zgjidhje më e lehtë, pa dhimbje dhe me rezultate të shpejta? NARD PERFECT WAXING CREAM është pikërisht ajo që të duhet! Ky krem depilimi është krijuar për të hequr qimet pa dhimbje, duke i dhuruar lëkurës një ndjesi të pastër, të butë dhe të hidratuar. Me një formulë të avancuar, ky krem vepron shpejt për të shpërbërë qimet nga rrënja pa shkaktuar irritime apo skuqje. Tekstura e tij kremoze lejon një aplikim të lehtë dhe të njëtrajtshëm, ndërsa aroma e muskut të fal një ndjesi freskie dhe relaksi. I pasuruar me përbërës natyralë si allantoini për qetësim dhe rigjenerim, një përzierje luksoze vajrash bimorë si: argan, avokado, macadamia dhe jojoba, për hidratim dhe ushqim të thellë, si dhe ekstrakte bimore si lavander dhe tea tree, ky krem jo vetëm që largon qimet, por edhe kujdeset për lëkurën, duke e mbrojtur atë nga thatësia dhe irritimet.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: silikon, sulfate, fragrancë artificiale. 

*200ml

Aplikoni një shtresë të barabartë të kremit mbi lëkurën e thatë dhe të pastër.
Lëreni të veprojë për 10-15 minuta, dhe me një leckë të lagur, fshijeni butësisht kremin bashkë me qimet e hequra.
Shpëlajeni lëkurën me ujë të ngrohtë për të larguar çdo mbetje produkti.
Thajeni me një peshqir të butë dhe aplikoni një hidratues pa aromë për ta qetësuar dhe ushqyer lëkurën.

Përbërësit "magjik"

allantoini, argan, avokado, macadamia, jojoba, lavander, tea tree

Lista e plotë e përbërësve

Allantoin, Argan Kernel Oil, Avocado Oil, Macadamia Seed Oil, Sweet Almond Oil, Jojoba Seed Oil, Collagen Extract, Lavender Extract, Tea Tree Leaf Extract, Purslane Extract
Rosemary Leaf Extract, Centella Asiatica Extract

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

Shpërndani

1,800.00 ALL 1,000.00 ALL