NARD Moisturizing Baby Shampoo është zgjedhja ideale për kujdesin delikat dhe të sigurt të flokëve dhe lëkurës së bebushave. Me një formulë të pasur me ekstrakte të jojobës, avokados dhe çajit të pemës së çajit, kjo shampo hidraton dhe ushqen flokët, duke i dhënë sa më shumë butësi. Përbërësit si keramidet NP, NS, AS, AP dhe EOP ndihmojnë në ruajtjen e barrierës së lëkurës së skalpit, duke mbrojtur kundër agjentëve të jashtëm dhe duke mbajtur lagështinë për një hidratim afatgjatë. Falë përbërësve të saj të sigurt dhe qetësues, kjo shampo ofron një përvojë të rehatshme dhe të sigurt për flokët e bebit çdo herë që e përdorni.
Për efekte maksimale, sugjerohet së bashku me: NARD Moisturizing Baby Wash & NARD Moisturizing Baby Lotion.
*600ml
Aplikoni një sasi të konsiderueshme dhe masazhoni skalpin dhe lëkurën. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt jojoba, avokado, çaj i pemës së çajit, keramide NP, NS, AS, AP dhe EOP
Lista e plotë e përbërësve
Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Simmondsia Chinensis (jojobs) Seed Oil, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Pranus Amygdalas Dulcis (Sweet Almond) Oil, Persea Gra-tissima (Avocado) Oil, Panthenol, Allantoin, Opantia Ficus-Indica Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Centella Asiatica Extract. Artemisia Vulgaris Extract, Sodium Hy-aluronate. Ceramide NP. Sodium Hyaluronate Crosspolymer.
Potassium Hyaluronate. Hydroxypropyltrimonium Hyaluro-nate. Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluro
-nic Acid. Hyaluronic Acid. Sodium Acetylated Hyaluronate, Ceramide NS. Ceramide AS. Ceramide AP. Ceramide EOP
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.