NARD Moisturizing Baby Lotion është një krem trupi i krijuar me dashuri për lëkurën e ndjeshme të foshnjeve dhe fëmijëve të vegjël. I pasuruar me ekstrakte natyrale të jojobës, avokados dhe pemës së çajit, ky locion ofron një kujdes qetësues dhe të butë pas çdo larjeje, duke krijuar një përvojë të këndshme për lëkurën delikate të bebushit tuaj. Formula e tij e pasur me keramidet NP, NS, AS, AP dhe EOP siguron hidratim të thellë dhe ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke ruajtur lagështinë e saj natyrale. Me një përbërje që lufton ndikimet e radikaleve të lira dhe faktorët e jashtëm, ky krem lë një ndjesi të butë dhe të freskët gjatë gjithë ditës. Mund të përdoret nga e gjithë familja, sidomos për foshnjet dhe fëmijët për fytyrën dhe trupin. Locioni ka kaluar të gjithë testet e irritimit të lëkurës, prandaj është zgjidhja e duhur për kujdesin e lëkurës të fëmijëve tuaj. 

Për efekte maksimale, sugjerohet së bashku me: NARD Moisturizing Baby Shampoo.

*600ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.

Përbërësit "magjk"

ekstrakt jojoba, avokado, çaj i pemës së çajit, keramide NP, NS, AS, AP dhe EOP

Lista e plotë e përbërësve

Simmondsis Chinensis (jojoba) Seed Oil, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Pruzus Amygdalus Dalcis (Sweet Almond) Oil.
Persea Gratissime (Avocado) Oil. Penthenol, Allantoin, Opuntia Ficus-Indica Extract. Melaleuce Alternifolia (Tea Tree) Extract, Centella Asiatice Extrect. Artemisia Vulgaris Extract, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP. Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate.
Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate. Hydrolyzed Sodium Hyalu-Ionate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Ace-tylated Hyalutonate. Ceromide NS, Ceramide AS. Ceramide AP

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Moisturizing Baby Lotion

1,300 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI