Nëse dëshironi të përjetoni një trajtim që do t'ju japë ndjesinë e daljes nga salloni, NARD Intensive Professional Shampoo është e krijuar pikërisht për këtë. Kjo shamp ofron një kujdes intensiv për flokët e cila eshte e pasuruar me një përzierje të mrekullueshme përbërësish që ushqejnë dhe forcojnë flokët tuaj. Formula permban vaj argani i cili është i njohur për aftësinë e tij për të hidratuar dhe përmirësuar shkëlqimin e flokëve, vaj avokado ndihmon në pasurimin e flokëve me vitamina dhe yndyra të shëndetshme, duke kontribuar në forcimin e tyre, vaj Jojoba për hidratim të thellë pa bllokuar poret e skalpit, ndërsa vaj macadamia rrit elasticitetin dhe forcon flokët e dëmtuar. Ekstraktet bimore gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në këtë trajtim. Ekstrakti i rozmarinës stimulon rritjen e flokëve dhe përmirëson qarkullimin në lëkurën e kokës, ndërsa Ekstrakti i propolisit ka veti antibakteriale që ndihmojnë në mbrojtjen e flokëve nga dëmtimet. Përbërësit si proteina e tërshërës, proteina e bajameve, dhe proteina e orizit, kontribuojnë në forcimin dhe zbutjen e flokëve, ndërsa kolagjeni i hidrolizuar rrit elasticitetin dhe forcën e tyre. Peptidet ndihmojnë në rigjenerimin dhe përmirësimin e densitetit të flokëve. Në përfundim, acidi hialuronik ofron një hidratim të thellë, ndihmon në parandalimin e tharjes dhe siguron një ndriçim të jashtëzakonshëm. Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me: NARD Intensive Professional Treatment, NARD Intensive Hair Pack & NARD Intensive Hair Essence Oil.
Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për skalpin, si: paraben, sulfate, silikon, alkool, fragranca articiale dhe ngjyrues artificial.
*1000ml
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
Vaj Argan, Vaj Avokado, Vaj Jojoba, Vaj Macadamia, ekstrakt rozmarine, ekstrakt propolis, Proteinë tërshëre, Proteinë e Bajameve, Proteinë e orizit, peptide, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water. Sodium 14-16 Olenn Sulfonate, Cocamidopropyl Betaine, Lauramide DEA, Fra-grance. Locamide ULA, Coco-glucoside, Sodium Chloride, Sodium Benzoate, Polyquaterni-um-10. Letradecene, hexadecene, Capryly. Glycol Citric Aad, Folyquaternium-7, rentasodi-um rentetate: Dutylene Glycol, Lavandula Angustfoia (Lavender) Extract, Propolis Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Dipropylene Glycol, 12-Hexanediol Hydrolyzed Sik Centela Asiatica Extract, Glycerin, Camellia Japonica Seed Oil, Rosmarinus Officinalis Rose-mary) Leaf Extract Macadamia Ternifolia Seed Oil Sodium Hyaluronate, Argania Spinosa Kernel Oil Persea Granissima (Avocado Oil Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil Atelo collagen, Desamido Collagen, Narcostachys Jatamansi Knizome/Root Extract, Hyarolyzed Keratin, Soluble Collagen, Echyhexylglycerin, Avena Sativa (Oat) Protein Extract. Olyane Soia (Soybean) Protein, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Protein, Oryza Sativa (Rice) Seed Protein Hydroxypropylimonium Hyaluronate Hydrolyzed Potato Protein, Hy-drolyzed rucus Vesiculosus Frotein, Hydrolyzed Amaranth Itotein, Hydrolyzed Corn Ito tein hydrolyzed Cottonseed Protein Hydrolyzed Hyaluronic Acid Collagen, Pentylene Glycol Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Aceryl Hexapeprides, Iripeptide-l hexapep tide-). Nonapepode-1, Sodium Acetylated Hyaluronate, Acetyl Tetrapeptide-2. Copper Trpep-ride-l Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Trpeptide-S, Palmitoyl Pen-capeptide-4, Palmitoyl Hexapepade-12, Procollagen, Leucine, Valine, Isoleucne, laurine, Aspar-nic Acid Ornithine Glutamic Acid, Acetyl TerpeptideS. Oligopertide 29. Oligoperide 32, Glycine, Glutamine, Lysine, Methionine, Serine, Cystine, Asparagine, Alanine, Arginine, lyro sine. I hreonine, Tryptophan, P'henylalanine, Froline, histidine, Citronello, Limonene, verani-ol Linalool
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.