NARD Intensive Baby Cream është krijuar për të ofruar kujdes intensiv dhe të përkushtuar për lëkurën jashtëzakonisht të ndjeshme dhe të irrituar të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël. Formula e tij përmban një kombinim të vajrave natyralë, si vaj jojoba, bajame, avokado dhe luledielli, të cilët depërtojnë në shtresat më të thella të lëkurës për të siguruar ushqim të qëndrueshëm dhe rigjenerim natyral. Vaji i kastorit shton një shtresë mbrojtëse që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë, ndërsa panthenoli vepron si një agjent qetësues dhe rigjenerues, duke përforcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe duke e bërë atë më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. Pas çdo aplikimi, lëkura e foshnjës ndjen hidratimi të thellë që e qetëson menjëherë skuqjen dhe irritimin, duke e lënë të freskët, të butë si mëndafshi dhe të mbështjellë me një ndjesi rehatie të qëndrueshme që e mbron gjatë gjithë ditës.

Për efekte maksimale, sugjerohet së bashku me: Nard Nourishing Baby Oil & NARD Baby Facial Cream.

*400ml

Mund të përdoret ne mëngjes edhe në darkë.

Përbërësit "magjk"

jojoba, castor, avokado, bajame, luledielli, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Panthenol, Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil Helianthus Annaus (Sanflower) Seed Oil Ricinas Commaunis (Castor) Seed Oil, Prugus Amygdolus Dulcis (Sweet Almond) Oil Persco Gretissima (Avocado) Oil Allentaio, Opuntia Ficua-Indica Extreck, Centelle Asiatico Extract

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Intensive Baby Cream.

1,300 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI