Pasta e dhëmbëve NARD Herb Toothpaste është e formuluar me përbërës tërësisht natyral, dhe mund të përdoret nga e gjithë familja! Ky produkt unik përmban vaj karafili, i njohur për vetitë e tij antiseptike dhe antiinflamatore, duke ndihmuar në parandalimin e infeksioneve dhe qetësimin e mishrave të ndjeshëm. Kanella, me fuqinë e saj antibakteriale, luan një rol kyç në luftimin e baktereve të dëmshme, duke ndihmuar në ruajtjen e një shëndeti të mirë oral.Nga ana tjetër përzierja e vajrave natyral të menteve të ndryshme, ofrojnë një aromë freskie për të pasur gjithmonë një shëndet të ekuilibruar oral. 

Formula e saj është e vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fluor, paraben, SLS, PEG, microbead, sakarinë, triklosan, përbërës me prejardhje shtazore, ngjyrues artificial dhe fragrancë artificiale. 

*100gr 

Aplikoni një sasi të përshtatshme paste dhëmbësh në furçën tuaj të dhëmbëve dhe lani dhëmbët tërësisht.

Përbërësit "magjik"

vaj karafili, kanellë, vaj mente

Lista e plotë e përbërësve

Dental Type Silica, Xylitol, I-Menthol, Mento Oil, Clove Oil, Fennel Oil, Cinnemon Leaf Oil
Eucalyptus Oil, Matricaria Extract, Flavor
(Herb Mint)

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Herb Toothpaste

1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI