NARD Hair Shampoo Tangerine Eucalyptus

2,200.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.

NARD Hair Shampoo Tangerine Eucalyptus, është e krijuar për t’i dhënë flokëve një pastërti të thellë dhe një ndjesi të freskët, ndërsa i ushqen dhe i forcon nga rrënjët deri në maja. Formula e saj e pasur me ekstrakt natyral ndihmon në rigjenerimin e fijeve të dëmtuara, duke i bërë më elastike, më rezistente dhe plot shkëlqim të shëndetshëm. Ndërsa, falë vajrave bimorë të përzgjedhur me kujdes, kjo shampo vepron butësisht për të ruajtur lagështinë natyrale të flokëve, duke i lënë të lehtë, të lëmuar dhe të mbrojtur nga tharja apo elektrizimi.Me një aromë freskuese të tangerinës dhe eukaliptit, kjo shampo jo vetëm që kujdeset për flokët, por edhe zgjon shqisat me një ndjesi të pastërtisë dhe freskisë natyrale. Ideale për ata që kërkojnë një kujdes të plotë dhe një shkëlqim natyral në çdo larje.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*500ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.

Përbërësit "magjik"

ekstrat tangerine dhe eukalipti

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Ammonium Lauryl Sulfate, Sodium Chloride, Disodium Cocoamphodiacetate, Sodium Benzoate, Caprylyl Glycol, Trihydroxystearin, Dimethicone, Polyquaternium-10, PPG-3 Caprylyl Ether터, Pentasodium Pentetate, Polyquaternium-67, Babassuamidopropyl Betain, Citric Acid, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Sodium Carbonate, Hydrolyzed Collagen, Butylene Glycol, Acacia Concinna Fruit Extract, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract (91.95 ppm), Glycerin, Laureth-23, Laureth-4, Hydrolyzed Wheat Protein, Hexylene Glycol, Phenoxyethanol, C12-15 Pareth-3, Salicylic Acid, Sodium PCA, 1,2-Hexanediol, Sodium Lactate, Hydrolyzed Silk, Hydrolyzed Keratin, Arginine, Aspartic Acid, Eucalyptus Globulus Leaf Extract (5ppm), Citrus Tangerina Extract (5ppm), Sodium PCA, Sodium Hydroxide, Ethyl Hexanediol, Glycine, Alanine, Argania Spinosa Kernel Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Serine, Valine, Isoleucine, Threonine, Proline, Phenylalanine, Histidine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Tropolone, Fragrance, Limonene, Linalool

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

Shpërndani

2,200.00 ALL 1,200.00 ALL