-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NARD Demage RX Hair Curl Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
NARD Damage RX Curl Cream është një krem trajtues i formuluar posaçërisht për flokët me onde dhe kaçurrela, i cili jo vetëm ruan dhe ndihmon formën e tyre por edhe u rikthen lagështinë dhe ushqimin flokëve të dëmtuar. Me një përbërje të pasur me aminoacide dhe proteina, ky krem forcon fijet e flokut, duke i bërë më elastike dhe më rezistente ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga nxehtësia apo dekolorimet e shpeshta. Formula e tij e avancuar përmban keratin të hidrolizuar dhe mëndafsh të hidrolizuar, të cilët krijojnë një shtresë mbrojtëse rreth flokut, duke i dhënë elasticitet dhe shkëlqim natyral. Përveç kësaj, kremi është i pasuruar me 6 lloje vajrash bimorë, përfshirë vajin e farave të jojobës (Simmondsia Chinensis), i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme hidratuese. Këto përbërës ndihmojnë në forcimin e kutikulave dhe ruajtjen e formës së kaçurrelave, duke i lënë ato të buta, të shndritshme dhe të lehta për t’u menaxhuar. Por, nuk mbaron me kaq! Ky krem nuk ofron vetëm hidratim dhe ushqyerje, por gjithashtu ndihmon në kontrollin e frizz-it dhe parandalimin e tharjes, duke ruajtur bukurinë natyrale të kaçurrelave gjatë gjithë ditës. Me një teksturë të lehtë dhe një aromë të këndshme, ky krem transformon flokët e thatë dhe të dëmtuar, duke i bërë të duken më të fortë, më të gjallë dhe plot jetë.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*100ml
Pas larjes së flokut, aplikojeni në flokët tuaj, dhe vazhdoni me tharjen ose stilimin e tyre. Mund të aplikohet dhe në flokë të thatë.
Përbërësit "magjik"
aminoacide, proteina, keratin të hidrolizuar, mëndafsh të hidrolizuar, 6 lloje vajrash
Lista e plotë e përbërësve
Water, VP/VA Copolymer, PVP, C12-15 Alkyl Benzoate, Glycerin, Cetyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Polysorbate 60, PEG-100 Stearate, Polyacrylamide, Carbomer, C13-14 Isoalkane, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Laurylpyridinium Chloride, Phenoxyethanol, Laureth-7, Butylene Glycol, Piroctone Olamine, PCA Ethyl Cocoyl Arginate, Argania Spinosa Kernel Oil, Rosa Canina Fruit Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Panthenol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Tocopheryl Acetate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Hydrolyzed Milk Protein, Dipropylene Glycol, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract (300ppb), Hydrolyzed Silk, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-2, Hexapeptide-9, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Hexapeptide-12, Palmitoyl Tripeptide-5, Leucine, Taurine, Valine, Isoleucine, Aspartic Acid, Ornithine, Glutamic Acid, Tryptophan, Proline, Glycine, Methionine, Threonine, Glutamine, Lysine, Serine, Histidine, Asparagine, Cystine, Alanine, Phenylalanine, Arginine, Tyrosine, Fragrance, Citral, Citronellol, Coumarin, Geraniol, Hexyl Cinnamal, Hydroxycitronellal, Limonene, Linalool
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE