-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NARD Cooling Hair Loss Care Shampoo
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
NARD Cooling Hair Loss Care Shampoo është një shampo e krijuar për të rikthyer shëndetin e flokëve, duke ofruar një ndjesi freskie dhe qetësimi për skalpin sensitiv. Formula e saj unike përmban përbërës të fuqishëm dhe natyralë që ndihmojnë në reduktimin e rënies së flokëve dhe stimulimin e rritjes së tyre. Ky produkt përmban acid salicilik dhe niacinamide, dy përbërës të njohur për pastrimin e thellë të skalpit dhe për rregullimin e prodhimit të yndyrës së tepërt. Ndërsa ekstraktet e nardostachys jatamansi dhe i rozmarinës ndihmojnë në forcimin e rrënjëve dhe në përmirësimin e shëndetit dhe forcës së flokëve. Por nuk mbaron me kaq! Për të ushqyer flokët dhe për të qetësuar çdo irritim të mundshëm të skalpit, shampoja përmban aminoacide dhe vajra natyralë si ai i jojobës dhe arganit. Nga ana tjetër mentoli dhe ekstrakti i mentës në formulim ofrojnë freski të shkëlqyer, duke krijuar një ndjesi relaksuese dhe duke ndihmuar në balancimin e yndyrës dhe ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml/1000ml
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
acid salicilik, niacinamide, eekstrakt nardostachys jatamansi, rozmarinë, mentol, ekstrakt mente
Lista e plotë e përbërësve
Salicylic acid, panthenol, niacinamide, citric acid, nardostachys jatamansi rhizome/root extract, brassica oleracea italica (broccoli),artemisia capillaris extract, allium cepa (onion)Bulb extract, Lavandula augustifolia (lavender) extract, Rosmarinus officinalis (rosemary)leaf extract, chamomilla recutita (matricaria)flower extract, monarda didyma leaf extract, Argania spinose kernel oil, mentha piperita (peppermint) leaf extract, freesia refracta extract, simmondsia chinensis (jojoba)seed oil, methionine cysteine, glycerine, glutamic acid, glutamine leucine, caline, serine, cystine ,asparagine, aspartic acid, isoleucine, alanine, arginine, ornithine, teurine, tyrosine, threonine, phenylalanine
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE