NARD Body Lotion Rosewood, është një locion trupi i formuluar me përbërës natyralë që ofrojnë hidratim dhe ushqim intensiv për lëkurën. Me një përzierje të pasur vajrash esencialë, përfshirë vajin e palisandrit të njohur për vetitë e tij rigjeneruese, ky locion ndihmon në rivendosjen e elasticitetit dhe butësisë së lëkurës. Formula e tij e lehtë përthithet shpejt, duke lënë pas një ndjesi të freskët dhe të rehatshme pa lënë gjurmë yndyrore. Vaji i palisandrit qetëson dhe zbut lëkurën, ndërsa aroma e tij delikate dhe qetësuese sjell një ndjesi relaksi dhe mirëqenieje gjatë gjithë ditës. Ideale për përdorim të përditshëm, ky locion trupor do ta transformojë rutinën e përkujdesjes në një moment të këndshëm dhe rigjallërues, duke e lënë lëkurën  të butë, të hidratuar dhe me një aromë shumë natyrale.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra artificial & natyral.

Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.

*1000ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.

Përbërësit "magjik"

vaj palisandër

Lista e plotë e përbërësve


Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Body Lotion Rosewood

2,000 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI