I DEW CARE Tap Secret Duo Dark Brown Mattifying Dry Shampoo Powder

2,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

I DEW CARE Tap Secret Duo Dark Brown Mattifying Dry Shampoo Powder është inovacioni më i fundit në botën e kujdesit të flokëve miqësor ndaj mjedisit nga marka e njohur I DEW CARE. Kjo shampo pluhuri është e veçantë, pasi vjen në ngjyrë të zezë, duke shmangur shenjat e bardha që lënë shumica e produkteve të ngjashme në flokë. E formuluar me vitaminë B7 për të ushqyer skalpin e kokës, pluhur qymyri për të thithur sebumin e tepërt dhe papastërtitë, si dhe 0,001 % ginseng të zi për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Madhësia kompakte, së bashku me sfungjerin, ju lejon të hiqni sebumin e tepërt dhe të shmangni flokët e sheshtë në çdo kohë. Me vetëm disa pompime, ky pluhur ultra i imët do t’i lërë flokët tuaj të duken të pastër dhe të freskët, me volum të menjëhershëm dhe një finish mat. Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*2 copë x 7g 

Shpërndani