I DEW CARE Get To The Root është një trajtim inovativ për skalpin dhe flokët, i formuluar për të pastruar thellësisht dhe për të rigjallëruar flokët. Ky produkt përmban 33% kripë deti koreane, e cila është e njohur për aftësitë e saj pastruese, duke eliminuar papastërtitë që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e skalpit. Përveç kësaj, formula përmban 0.2% ginseng të zi, një antioksidant i njohur për fuqinë e tij në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në skalp. Nga ana tjetër pluhuri i qymyrit  ndihmon në detoksifikimin e lëkurës së skalpit duke thithur papastërtitë dhe duke ndihmuar në hapjen e poreve, kështu duke reduktuar ndjenjën e rëndesës. Ndërsa, biotina (vitamina B7) është një tjetër përbërës kyç i këtij produkti, e cila është e njohur për rolin e saj në forcimin e flokëve dhe ndihmën në parandalimin e rënies së tyre. Gjithashtu, kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e keratinës, duke ndihmuar në strukturën dhe qëndrueshmërinë e flokëve. Me kombinimin e këtyre përbërësve, I DEW CARE Get To The Root ofron një trajtim të plotë që pastron, rigjallëron dhe ushqen skalpin, duke e bërë këtë produkt të përshtatshëm për të gjithë ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin e flokëve dhe lëkurës së kokës.

E gjithë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*120ml

Pasi të keni larë flokët me shampoo, aplikojeni në flokë, sidomos në pjesët e dëmtuara dhe mbajeni për 10-15 minuta. Për një trajtim më efikas, gjatë pritjes mbështilleni kokën me një peshqir. Më pas shpëlani flokët me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

33% kripë deti koreane, 0.2% ginseng të zi, pluhur qymyri, Biotinë

Lista e plotë e përbërësve

water, sodium chloride, disodium laureth sulfosuccinate, cocamide methyl mea, lauryl betaine, panax ginseng root extract, biotin, charcoal powder, glycerin, polyquaternium-7, silica, menthol, citric acid, sodium benzoate, salicylic acid, tocopheryl acetate, 1,2-hexanediol, fragrance,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.




I DEW CARE Get To The Root

1,800 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI