Nëse kërkoni një produkt që ka bërë bujë në tregun e bukurisë dhe është një nga më të kërkuarit e markës KAHI, atëherë KAHI Wrinkle Bounce Collagen Mist Ampoule është ai që ju nevojitet. Ky mist është bërë viral falë formulës së tij unike me 86.5% kompleks të salmonit, i cili nxit rigjenerimin e lëkurës dhe ofron rezultate të dukshme. Me kolagjen dhe PDRN të nxjerrë nga salmoni, ky produkt depërton thellë në lëkurë, duke stimuluar sintezën natyrale të kolagjenit për të rikthyer elasticitetin dhe reduktuar dukshëm rrudhat. Falë strukturës së tij me peshë të ulët molekulare, ky kolagjen arrin të përthithet në thellësi, duke rigjeneruar lëkurën nga brenda. Ky mist gjithashtu përmban 9 lloje të acidit hyaluronic, që krijojnë një barrierë të fuqishme lagështie, duke mbyllur hidratimin në shtresat e lëkurës dhe parandaluar tharjen. Rezultati? Një lëkurë e mbushur me jetë, e hidratuar dhe e mbrojtur nga faktorët e jashtëm.  Për efekte maksimale sugjerohet të përdoret së bashku me kremin hidratues të linjës: KAHI Seoul Wrinkle Bounce Core Cream & KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick.

Formula e tij është jo-komedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*100ml

Tundeni mirë para përdorimit. Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it.

Përbërësit "magjik"

86.5% kompleks salmon, kolagjen, 9 lloje të acidit hyaluronic, 

Lista e plotë e përbërësve

Collagen Extract, Propanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-hexanediol, Althaea Rosea Flower Extract, Candida/Garcinia Cambogia Ferment, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Kappaphycus Alvarezii Extract, Green Tea Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Hydrolyzed Collagen, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ceteareth-12, Glycerin, Glyceryl Stearate, Polyglyceryl-2 Oleate, ​PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ceteareth-20, Cetearyl Isononanoate, Cetyl Palmitate, Octyldodeceth-16, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sodium Citrate, Citric Acid, Soluble Proteoglycan, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, PEG-9 Diglycidyl Ether/Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium DNA, Dimethylsilanol Hyaluronate, Purified Water, Cetearyl Alcohol, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Sodium Benzoate, Fragrance, Gardenia Florida Fruit Extract

KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh,  Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.



KAHI Wrinkle Bounce Collagen Mist Ampoule

3,600 ALL 4,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI