Keni ëndërruar ndonjëherë për një lëkurë të butë, të shndritshme dhe pa rrudha? Tani, kjo është e mundur me ampulën KAHI Wrinkle Bounce Blemish. Formuluar me një përbërës unik– kompleks salmoni, kjo ampulë premton një lëkurë të rigjeneruar dhe rinore. Kompleksi i kolagjenit dhe PDRN të nxjerrë nga salmoni depërton thellë në lëkurë, duke stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit. Ky proces i fuqishëm ndihmon në rikthimin e elasticitetit të lëkurës dhe redukton dukshëm rrudhat, për një pamje më të re dhe të freskët. Por kjo nuk është e gjitha! Me 9 lloje të acidit hyaluronic, ky serum krijon një barrierë hidratuese të fuqishme, duke mbyllur lagështinë thellë në shtresat e lëkurës, për ta mbajtur atë të butë, të ushqyer dhe të mbrojtur nga tharja. Ky serum do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe të shndrritshme, prandaj po ju paralajmërojmë të jeni gati për komplimentet që do të merrni! 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*50ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

kompleks salmoni, 9 lloje të acidit hyaluronic, kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerin, Lactobacillus/Rye Flour Fermentation, Lactobacillus/Soy Milk Fermentation Filtrate, Bacillus/Soybean Fermentation Extract, Dipropylene Glycol, Propanediol, Tranexamic Acid, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Chlorella Bulgaris Extract, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Basilicum (Basil) Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Hydrolyzed Decollagen, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Kappaphycus Alvarezii Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Methyl Gluceth-20, Choleth-24, Glucose, Butylene Glycol, Fructooligosaccharide, Fructose, Caprylyl Glycol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Biosaccharide Gum-1, Sodium Phytate, Cyanocobalamin, Polyacid Seed, Pantothenic Acid, Pyridoxine, Thiamine HCl, Tocopherol, Hydroxydecyl Ubiquinone, Riboflavin, Soluble Proteoglycan, Sodium DNA, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, PEG-9 Diglycidyl Ether/Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Carbomer, Sodium Benzoate, Fragrance

KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh,  Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.

KAHI Wrinkle Bounce Blemish Ampoule

7,400 ALL 9,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI