MIZON AHA&BHA Daily Clean Toner, - një sekret i fshehur që tani është gati të zbulohet për të gjithë! Formulimi i tij inovativ me një kombinim të fuqishëm të AHA-s (acid alpha hydroxy) dhe BHA-s (acid beta hydroxy), e kthen këtë toner në një ritual pastërtie për një lëkurë të pastër dhe të shndritshme! AHA, largon qelizat e vdekura të lëkurës ndërkohë BHA pastron në thellësi poret duke i hequr sebumin e tepërt. Gjithashtu ky kombinim ndihmon në trajtimin e akneve, minimizimin e poreve, largon qelizat e vdekura dhe ndihmon në balancimin e yndyrës. Nga ana tjetër, përmbajtja me acid laktik dhe ekstrakt papajeje ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës, shkëlqim dhe forcon barrierën mbrojtëse të saj. Por, nuk mbaron me kaq! Ky toner, përmban gjthashtu ekstrakt Common Purslane (portulac) dhe mugwort, për të ndihmuar në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni nga 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës.

Përbërësit "magjik"

AHA-s (acid alpha hydroxy) dhe BHA-s (acid beta hydroxy), acid laktik dhe ekstrakt papajeje, Common Purslane (portulac), mugwort, 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Sodium Lactate, Alcohol, Butylene Glycol, Glycolic Acid, Lactic Acid, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Portulaca Oleracea (Green Purslane) Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Arnica Montana (Arnica) Flower Extract, Artemisia Absinthium (Mugwort) Extract, Achillea Millefolium (Common Yarrow) Extract, Gentiana Lutea (Yellow Gentian) Root Extract, Salicylic Acid, Disodium EDTA, Methylparaben, Propylparaben, Fragrance

 

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON AHA&BHA Daily Clean Toner

1,400 ALL 1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI