AROMATICA Vitalizing Rosemary All-in-one Wash, siç e thotë edhe emërtimi është një larës All-In-One (gjithëpërfshirës), për të gjithë pjesët e trupit, si: flokët, fytyra dhe trupi, madje i sigurtë edhe për përdormi nga fëmijët. Është larësi ideal për këdo që ka bezdi përdorimin e shumë produkteve, dhe dëshiron një të tillë për çdo pjesë të lëkurës. Gjithashtu, është i përshtatshëm për udhëtim, për personat që frekuentojnë palestrën ose një sport të caktuar, për të mos u ngarkuar me shumë produkte të ndryshme. Larësi përmban rozmarinë, që jo vetëm qetëson lëkurën e irrituar, por e ndihmon atë të qëndrojë e pastër, e butë dhe e hidratuar! Ekstraktimi i vajit esencial të bimës rozmarinë, ka teknologjinë dhe është formuluar falë metodës “STEAM DISTILLATION”, e shpikur nga kimisti i njohur Persian Ibn Sina, në shekullin X. Ai shpiku ekstraktimin e vajrave, që njihet ndryshe si metoda hydrosol, nga lule dhe bimë të ndryshme. Komponenti pastrues në formulimin e këtij larësi ekstraktohet nga vaji i kokosit, dhe siguron pastrim të thellë dhe të sigurtë edhe për personat me lëkurë shumë sensitive. Konsistenca e tij vjen në formë xheli, duke krijuar flluska të buta.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale. 

*300ml

Merrni një sasi të konsiderueshme dhe masazhojeni të gjithë trupin, dhe flokët. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

vaji i ekstraktuar nga gjethet Rosmarinus Officinalis

Lista e plotë e përbërësve

 98.5% përbërës natyral
Aqua, Sodium Methyl Cocoyl Taurate(Coconut-derived cleanser), Sodium Cocoyl Isethionate(Coconut-derived cleanser), Lauryl Betaine(Plant-derived cleanser), Sodium Chloride(Salt), Coco-betaine(Coconut-derived cleanser), Lauryl Glucoside(Corn-derived cleanser), 1,2-Hexanediol(Emollient), *Rosmarinus Officinalis Leaf Oil, Potassium Hydroxide(pH regulator), Caprylyl Glycol(Emollient), Butylene Glycol(Moisturizer), *Cedrus Atlantica Bark Oil(Cedarwood oil), Illicium Verum Fruit Extract, Disodium EDTA(Stabilizer), *Cupressus Sempervirens Oil(Cypress oil), *Abies Sibirica Oil(Pine oil), *Styrax Benzoin Gum(Benzoin oil), *Limonene(Ingredient in Rosemary oil)
*Naturally found in essential oil(s)

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Vitalizing Rosemary All-in-one Wash

1,500 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI