Dëshironi që floku juaj të zgjatet më shpejt dhe të jetë i shëndetshëm? Si trajtim pas larjes së flokut ju sugjerojmë AROMATICA Rosemary Hair Thickening Conditioner. I formuluar me 99% përbërës me bazë bimore do të arrijë të kujdeset dhe ushqejë çdo fije floku. Formulimi me vaji organik nga Babassu së bashku me ekstraktin e farave Moringa të pasura me acide yndyrore, do të formojnë një shkëlqim shumë të plotë edhe për flokun shumë të thatë dhe të ashpër. Ndërsa glicerina me origjinë bimore së bashku me betaine, që ka prejardhje nga kallami i sheqerit, do t'i ofrojnë hidratim. Ekstraktet e bimës së rozmarinës, halave të pishës, borzilokut dhe rigonit, duke kaluar në një proçes shumë inovativ zierje, do t'i ofrojnë flokëve shëndet, ndërsa biotina (Vitaminë B7) dhe panthenoli (Vitaminë B5) do i dhurojnë atyre elasticitet dhe forcim. Për efekt maksimal sugjerohet të përdoret së bashku me shampoo-n e së njëjtës linjë: AROMATICA Rosemary Scalp Scaling Shampoo.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial etj.

*400ml

Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

rozmarinë, glicerinë me origjinë bimore, vaj organik i farave Orbignya Oleifera, ekstrakt i farave Moringa, probiotikë, biotinë, panthenol, kafeinë

Lista e plotë e përbërësve

Rosmarinus Officinalis Leaf Extract(53.6%), Pinus Densiflora Leaf Extract, Glycerin(Plant-derived moisturizer), Caprylic/Capric Triglyceride(Plant-derived emollient), Cetyl Alcohol(Emulsion stabilizer), Behentrimonium Methosulfate(Hair emollient), Stearyl Alcohol(Emulsion stabilizer), Cetearyl Alcohol(Plant-derived emollient), 2)Rosmarinus Officinalis Leaf Oil(1,852mg), Ocimum Basilicum Leaf Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Zingiber Officinale Root Extract, 1)Orbignya Oleifera Seed Oil(1,200mg), 1)Moringa Oleifera Seed Oil(Moringa seed extract, 2mg), Betaine(Sugar beet-derived moisturizer), Bifida Ferment Lysate(Fermented moisturizer), Lactobacillus Ferment Lysate(Fermented moisturizer), Biotin(Vitamin B7), Panthenol(Vitamin B5), Caffeine(Antioxidant), Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Rosa Rugosa Leaf Extract, Polyquaternium-10(Emollient), 2)Styrax Benzoin Gum(Benzoin oil), Melissa Officinalis Leaf Extract, 2)Cedrus Atlantica Bark Oil(Cedarwood oil), 2)Cupressus Sempervirens Oil(Cypress oil), Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride(Guar-derived hair emollient), 2)Abies Sibirica Oil(Pine oil), Aqua, 2)Limonene(Ingredient in Rosmarinus Officinalis Leaf Oil), 1,2-Hexanediol(Emollient)
1) Organic raw material(s) 2) Naturally found in essential oil(s)

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Rosemary Hair Thickening Conditioner

2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI