BIODANCE Cera-nol Gel Toner Pad

2,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 10 dhe Maj 11.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të maskës Hydro Cera-Nol Real Deep Mask Sheet, BIODANCE sjell një formulë të re revolucionare në një format edhe më të thjeshtë për përdorim të përditshëm: BIODANCE Cera-nol Gel Toner Pad. Këto pad-sa ofrojnë një trajtim të thjeshtë, të shpejtë dhe efektiv, për një lëkurë më të shëndetshme dhe më të hidratuar. Formula e pasur me përbërës të fuqishëm dhe ekskluzivë, si D-panthenol, acid hialuronik me 10 shtresa dhe ceramide me 5 shtresa, është krijuar për të përmirësuar dukshëm strukturën dhe teksturën e lëkurës. D-panthenoli, i njohur për vetitë rigjeneruese dhe anti-inflamatore, ofron një qetësim të menjëhershëm dhe ndihmon në rikthimin e lëkurës në një gjendje të shëndetshme dhe të freskët. Pjesa tjetër e formulës, e pasuruar me 10% ujë glacial, ka një efekt të dyfishtë: rrit përthithjen e përbërësve aktivë dhe siguron një hidratim të thellë. Uji glacial formon një barrierë lagështie që ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës dhe e mbron atë gjatë gjithë ditës. Tekstura e butë dhe miqësore me lëkurën e bën aplikimin të këndshëm, ndërsa materiali rayon me cilësi të lartë, i përftuar nga celuloza e rigjeneruar ndihmon në përthithjen maksimale të esencës në lëkurë. I përshtatshëm kryesisht për lëkurë të thatë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*60 copë pad-sa
*140gr

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Përbërësit "magjik"

D-panthenol, acid hialuronik, ceramide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Allantoin, Polyglyceryl-10 Laurate, Pentylene Glycol, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Maltodextrin, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Panthenol, Ceramide NP, 2,3-Butanediol, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Stearate, Sodium Hyaluronate, Cholesterol, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide NS, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Ceramide EOP

Biodance u themelua me misionin për të ofruar produkte të kujdesit të lëkurës që përmbajnë përbërës natyralë dhe të sigurtë, të cilët janë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Marka është e angazhuar për të përdorur teknologjinë e fundit në formulimet e saj për të siguruar efektivitetin maksimal. Ashtu si shumë marka koreane të kujdesit të lëkurës, Biodance e ka filluar rrugëtimin e saj në Kore të Jugut, një vend i njohur për avancimet e tij në fushën e kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës. Biodance beson në fuqinë e përbërësve natyralë dhe e bën këtë filozofi qendrore të markës. Produktet e tyre shpesh përmbajnë ekstrakte nga bimë dhe substanca natyrale që kanë provuar të kenë efekte pozitive për lëkurën. Marka është e njohur për kërkimin dhe zhvillimin intensiv, duke përdorur teknologjinë për të zhvilluar produkte që janë inovative dhe efektive. Ky qasje ka bërë që Biodance të fitojë një ndjekës të përkushtuar si në tregun vendas ashtu edhe ndërkombëtarisht. Biodance gjithashtu ka një angazhim të fortë ndaj mjedisit dhe etikës në prodhimin e saj, duke përdorur praktika të qëndrueshme dhe duke shmangur testimin mbi kafshët.

Shpërndani

2,700.00 ALL