Nëse qëllimi juaj është të keni lëkurë që ndihet po aq e butë sa lëkura e një bebi, locioni për trupin I'M FROM Yoonseul Silky Body Lotion ju siguron - fjalë për fjalë. Kombinimi acid hyaluronik dhe glicerinë, bllokon të gjithë lagështinë brenda shtresave të lëkurës, për t'a ndjerë këtë fundit, të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ndërsa, përmbajtja me gjalp shea, i cili ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, ndihmon në shërimin e inflamacionit të lëkurës dhe riparimit të barrierës së saj të dëmtuar nga radikalet e lira, ose faktorë të tjerë të jashtëm. Përveç kësaj, ky locion ka edhe një aromë fantastike, e cila do e bëjë akoma më shumë tërheqëse rutinën tuaj të përditshme të kujdesit për veten. I formuluar me bergamot, marine dhe musk, ky locion trupi do t'ju relaksojë dhe njëkohësisht do t'ju mbushë plot me energji pozitive. 

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*300gr

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.

Përbërësit “magjik”

acid hyaluronik dhe glicerinë, gjalp shea, bergamot, marine, musk

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Cyclohexasiloxane, Fragrance, 1,2-Hexanediol, Betaine, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Polymethylsilsesquioxane, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Limonene, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Linalool, Citral, Alpha-Isomethyl Ionone, Geraniol, Xanthan Gum, Caprylyl Glycol, Butylene Glycol, Glucose, Sodium Hyaluronate, Chondrus Crispus Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Yoonseul Silky Body Lotion

3,300 ALL 4,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI