Nëse keni nevojë për një scrub&shampo për larguar të gjitha papastërtitë në mënyrë të butë, dhe pa e tharë aspak lëkurën, merrni shishen më të re të koleksionit "Koral Secrets" I'M FROM Yoonseul Body Scrub & Wash. Kjo formulë intensive heq qelizat e vdekura të lëkurës me kokrrat e tij eksfoluese i cili në bashkim me ujin kthehet në një shkumë të lehtë. Përmbajtja me Bergamot, një frut agrumesh i pasur me kompleksin e vitaminës C, ndihmon në adresimin e hiperpigmentimit të lëkurës dhe njëtrajtësmin e tonit të saj. Përveç kësaj, ky scrub ka edhe një aromë fantastike, e cila do e bëjë akoma më shumë tërheqëse procesin e eksfolimit të lëkurës. I formuluar me marine dhe musk, ky scrub&shampo trupi do t'ju relaksojë dhe njëkohësisht do t'ju mbushë plot me energji pozitive. 

 Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*300gr

Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit “magjik”

bergamot, marine, musk

Lista e plotë e përbërësve


Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Yoonseul Body Scrub & Wash

3,300 ALL 4,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI