Nëse ju nevojitet një produkt që të mbajë flokët larg fytyrës apo skrunchies për parandalimin e ujit në krahët tuaj teksa pastroni apo kryeni rutinën duke aplikuar produkte të ndryshme në lekurë, KORAL SECRETS ju sjell një produkt shumë praktik, por njëkohësisht dhe shumë "cute" I DEW CARE Perfect Spa Pair! Përveçse domosdoshmëri, ky produkt njëkohësisht është dhe shumë praktik, ndërsa kryeni makeup-in tuaj, ose relaksoheni në një qendër SPA! Pse jo, të postoni edhe selfie gazmore! 

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Perfect Spa Pair

1,100 ALL 1,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI