I DEW CARE Fix My Zit Acne Gel Treatment, është një trajtim topik shumë special falë formulimit me ekstrakt të lëvozhgës së frutave agrume Citrus Unshiu, të cilat kanë 10 herë më shumë përmbajtje të vitaminës C sesa fruti i limonit. Gjithashtu këto fruta përmbajnë polifenol, dhe flavonoide të quajtura Hesperidin dhe kanë efekt të mrekullueshëm antioksidues për lëkurën. Ndërsa, 0.55% acid salicilik ndihmon kryesisht në trajtimin e akneve falë vetive të fuqishme antibakteriale që ai zotëron! Duke qenë se acidi salicilik vepron në thellësi të shtresave të lëkurës, pra në brendësi të poreve, ky topik ndihmon në shpërbërjen e papastërtive të grumbulluara dhe të pikave të zeza. Nga ana tjetër, përmbajtja me  ekstrakt të bimës centella asiatica ndihmon në rigjenerim të barrierës mbrojtëse të lëkurës, dhe duke i rritur elasticitetin kësaj të fundit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

 E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka certifikatë “VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE”.

*20ml

Pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zonat e irrituara ose në gjithë fytyrën dhe përhapeni butësisht për një përthithje sa më të mirë.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt të lëvozhgës së frutave agrume Citrus Unshiu, acid salicilik, ekstrakt të bimës centella asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Salicylic Acid 0.55%, Water, Dipropylene Glycol, Silica, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Carbomer, Propanediol, Tromethamine, Polyacrylate-13, Methylpropanediol, Hydrogenated Polyisobutene, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexyl Palmitate, Ethylhexylglycerin, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Hydrogenated Lecithin, Polyquaternium-51, Camellia Sinensis Leaf Water, Citrus Unshiu Peel Extract, Beta-Glucan, Sorbitan Isostearate, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Ceramide Np, Tocopherol,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

 

I DEW CARE Fix My Zit Acne Gel Treatment

2,100 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI