I DEW CARE Glow Up Bubble Sheet Mask (maskë prej pëlhure), është e formuluar me Acidi 3-O-Etil Askorbik, formë e stabilizuar e vitaminës C, një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës. Gjithashtu, formula e saj e gazuar me ekstrakt portokalli, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës si edhe për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta duke i dhënë një shkëlqim të shëndetshëm lëkurës suaj. Flluskat e shkumëzuara jo vetëm që japin një dozë ushqyese për lëkurën tuaj, por gjithashtu do ju falin një përvojë ASMR!

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE

*24 g / 0.84 OZ. X 5 EA

Për përdorim efektiv të maskës, përpara aplikimit shtypni qesën/paketimin për të aktivizuar flluskat. Vendoseni maskën mbi lëkurën e thatë dhe të pastruar, duke mbajtur për maksimum 10 minuta. Hiqni maskën dhe shpëlajini flluskat e mbetura me ujë të vakët për një rezultat freskues dhe të pastër. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Acidi 3-O-Etil Askorbik dhe ekstrakt portokalli

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Disiloxane, Decyl Glucoside, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Niacinamide, Cynanchum Atratum Extract, Sodium Hyaluronate, Althaea Rosea Flower Extract, Vaccinium Myrtillus Fruit Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Acer Saccharum (Sugar Maple) Extract, 1,2-Hexanediol, Acrylates Copolymer, Cocamidopropyl Betaine, Hydroxyacetophenone, Sodium Cocoamphoacetate, Lauryl Glucoside, Tromethamine, Allantoin, Sodium Chloride, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Sodium Cocoyl Glutamate, Sodium Lauryl Glucose Carboxylate, Pentylene Glycol, Acetyl Glucosamine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Tocopherol, Xanthan Gum, Caffeine, Disodium Edta, Isopropyl Alcohol, Fragrance,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Glow Up Bubble Sheet Mask

360 ALL 600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI