Nëse ka ndonjë locion trupi, që mund të konsiderohet si “holy grail”, është HUXLEY Secret of Sahara Body Lotion: Moroccan Gardener. Ka një konsistencë të lehtë, që përthithet menjëherë nga lëkura, por që efektet në hidratimin e thellë, i ndihen për një kohë të gjatë. Përbërësi magjik i këtij locioni, është vaji i farës së fikut të detit Saharian, i pasur në acid linoleik që riparon e forcon barrierën e lëkurës. Shtimi në përbërje i vajit të ullirit, i jep një dozë shtesë hidratimi lëkurës, ndërsa ekstrakti i gjetheve të sherebelës e zbut atë. Vaji i rrushit të zi parandalon plasaritjen dhe tharjen e lëkurës. Lëkura do mbajë aromën karakteristike të parezistueshme të markës Huxley, një përzierje e aromave të bimëve që gjenden në kopshtet ekzotike të Marokut! Do e kthejë ritualin tuaj të bukurisë në një ëndërr! Shijoni efektet e këtij locioni për një kohë më të gjatë, duke e kombinuar me larësin e trupit Huxley Secret of Sahara Body Wash: Moroccan Gardener.

Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.

*300ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.
* Formulimi i tij është me përbërës natyralë, prandaj ky produkt mund të ndryshojë aromën dhe ngjyrën kur ekspozohet në mënyrë direkte në rrezet e diellit dhe temperaturat e larta. Mbajeni në një vend të freskët!

Përbërësit "magjik"

vaji i farës së fikut të detit, vaj ulliri, gjethe sherebele, vaji i rrushit të zi.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Opuntia Ficus-Indica Stem Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Behenyl Alcohol, Cetearyl Glucoside, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Dimethicone, Palmitic Acid, Triethylhexanoin, Diphenyl Dimethicone, Betaine, Stearic Acid, Triolein, Glyceryl Dioleate, Sorbitan Stearate, Polyglyceryl-10 Myristate, Panthenol, Opuntia Ficus-Indica Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Seed Oil, Solanum Lycopersicum (Tomato) Seed Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Coptis Japonica Extract, Cetyl Alcohol, Tocopheryl Acetate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Stearyl Alcohol, Carbomer, Tromethamine, Sodium Benzotriazolyl Butylphenol Sulfonate, Buteth-3, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Tributyl Citrate, Fragrance

Huxley është një firmë për përkujdesjen e lëkurës, që prioritet kryesor ka vlerën natyrale të lëkurës. Ofron zgjidhje për lëkurën që vuan nga elementë të dëmshëm të mjedisit dhe nga stresi i zonave urbane. Përbërësi kyç është vaji organik i farës së fikut të detit Saharian, që kultivohet në Marok. I zgjedhur me kujdes, i mbledhur me dorë dhe i shtypur në të ftohtë, ky përbërës i veçantë është i pasur në antioksidantë, është shume ushqyes dhe njihet për vetitë antiage. Huxley qëndron për bukurinë e vertetë.

HUXLEY Body Lotion: Moroccan Gardener

3,200 ALL 4,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI