ABIB Gummy Sheet Mask Heartleaf Sticker është një nga maskat "sheet mask" ndër më të pëlqyerat në Korenë e Jugut! Ajo përmban të gjithë esencën e një shisheje të plotë të Abib Heartleaf Essence Calming Pump! Kjo maskë dhuron qetësim të lëkurës, duke trajtuar çdo irritim ose skuqje në të. Përbërësi kryesor është ekstrakti Heartleaf (Houttuynia Cordata), që njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe antibakteriale, duke shëruar edhe lëkurën më sensitive! Esenca e kësaj maske përmban gjithashtu ekstrakt centella asiatica dhe argininë, një aminoacid i fuqishëm që prodhohet natyralisht nga organizëm për t'a mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm, të cilët ndikojnë në plakjen e parakohshme të saj. Pëlhura e kësaj maske është e përbërë me mikrofibra për të qëndruar sa më mirë mbi fytyrë, e kështu mundëson shpërndarjen e esencës në mënyrë sa më efikase! Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndryshme, me tendencë akneike, ekzemë, skuqje dhe hipersensitivitet.  Ky produkt është jokomodogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*27ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Houttuynia Cordata (gjetheve në formë zemre), centella asiatica, argininë 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Arginine, Carbomer, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Squalane, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Houttuynia Cordata Extract, Inonotus Obliquus (Mushroom) Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Disodium EDTA, Limonene

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Gummy Sheet Mask Heartleaf Sticker (1pc.)

300 ALL 600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI