SULWHASOO Essential Firming Cream EX është riformulimi i shumëpritur, dhe formula e përmirësuar e Essential Comfort Cream. Ky krem përmban një formulim me përzierjen speciale të pesë përbërësve si: Yam, ekstraktin e kokrra të kuqe të murrizit, ekstraktin e pemës të xinxifes, ekstraktin e luleve të shigjetës, ekstraktin e gjetheve të manit, të cilët ndihmojnë në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës. Qendra e Trashëgimisë dhe Shkencës Sulwhasoo analizoi qindra mijëra pika të dhënash duke përdorur teknikën e sofistikuar JAUM™ për të identifikuar pesë përbërës që ofrojnë efikasitete të shkëlqyera qetësuese dhe hidratuese. Kjo teknologji është e fuqishme sepse lehtëson shqetësimin e lëkurës të shkaktuar nga thatësia dhe stimujt e ndryshëm si edhe lehtëson presionin mbi lëkurën për ta mbajtur atë të hidratuar dhe të rehatshme. E veçanta e këtij formulimi është përmbajtja e dyfishtë e JISUN Firming Complex™, e cila është një substancë kyçe forcuese që përmban soje të zezë dhe ekstrakt të rrënjës Pueraria Lobata të shtuar në ekstraktin e frutave kineze Lycium, të cilët kujdesen për "rrjetën forcuese" të lëkurës pasi ajo lirohet duke ngritur atë dhe duke shtuar elasticitetin.
*E vërtetuar klinikisht se përmirëson elasticitetin dhe lëkurën dukshëm pas 3 javësh përdorimi:
Premtim rritje të elasticitetit dhe lëmimi i rrudhave:
1. Në zonën e ballit: +6.53%
2. Në zonën e mjekrës: +8.91%
3. Në zonën mimike të gojës: +4.21%
Përmirësime të dukshme pas 6 javësh përdorimi:
Premtim rritje të elasticitetit dhe lëmimi i rrudhave:
1. Në zonën e ballit: +20.4%
2. Në zonën e mjekrës: +15.15%
3. Në zonën mimike të gojës: +11.31%
*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.
*75ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Yam, kokrra të kuqe së murrizit, ekstrakt të pemës së xinxifes, ekstrakt të luleve së shigjetës, ekstrakt të gjetheve së manit.
Lista e plotë e përbërësve
MALATE, 1,2-HEXANEDIOL, GLYCERYL STEARATE, POLYGLYCERYL-3 METHYLGLUCOSE DISTEARATE, CYCLOHEXASILOXANE, PEG-100 STEARATE, CETEARYL ALCOHOL, HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, POLYACRYLATE-13, POLYMETHYLSILSESQUIOXANE, POLYISOBUTENE, FRAGRANCE / PARFUM, HONEY / MEL / MIEL, ZIZIPHUS JUJUBA FRUIT EXTRACT, GLYCERYL CAPRYLATE, LIMONENE, LYCIUM CHINENSE FRUIT EXTRACT, SORBITAN ISOSTEARATE, PROPANEDIOL, ETHYLHEXYLGLYCERIN, DISODIUM EDTA, ADENOSINE, POLYSORBATE 20, PUERARIA LOBATA ROOT EXTRACT, POLYSORBATE 60, DIOSCOREA JAPONICA ROOT EXTRACT, CRATAEGUS PINNATIFIDA FRUIT EXTRACT, LINALOOL, NARCISSUS TAZETTA BULB EXTRACT, PUERARIA THUNBERGIANA FLOWER/LEAF/STEM EXTRACT, CITRONELLOL, DEXTRIN, THEOBROMA CACAO (COCOA) EXTRACT, MORUS ALBA LEAF EXTRACT, CITRAL, GERANIOL, REHMANNIA GLUTINOSA ROOT EXTRACT, GLYCYRRHIZA URALENSIS (LICORICE) ROOT EXTRACT, PAEONIA LACTIFLORA ROOT EXTRACT, LILIUM CANDIDUM BULB EXTRACT, POLYGONATUM ODORATUM RHIZOME EXTRACT, BENZYL BENZOATE, NELUMBO NUCIFERA FLOWER EXTRACT, HYDROLYZED SOYBEAN EXTRACT, TOCOPHEROL
Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.