Larës vajor - IUNIK Calendula Complete Cleansing Oil

Pastrues fytyre vajor

Larës vajor me përbërje prej 94% vajrash natyral, i pasur me 6 lloje të tillë. Rolin kryesor në këtë produkt e luan vaji esencial i lules Calendula, i cili ofron pastrim të thellë të poreve të lëkurës nga çdo papastërti e sebumit të tepërt, e makeup-it, kremit mbrojtës ndaj diellit si dhe nga pluhuri i ambjentit ku jeni ekspozuar. Ky larës vajor gjithashtu, ndihmon në shpërbërjen e pikave të zeza, duke e lënë lëkurën të pastër, të lëmuar dhe të hidratuar.

*200ml

Larës ujor - BENTON Deep Green Tea Cleansing Foam

Pastrues fytyre ujor.

BENTON Deep Green Tea Cleansing Foam është një larës ujor pjesë e linjës Deep Green Tea, nga marka BENTON. Përmban mbi 10% ujë të gjetheve të çajit jeshil me prejardhje nga zona më e famshme për prodhimin e çajit jeshil në Korenë e Jugut, rajoni Boseong. Gjithashtu përmban vaji kamelia, që e ushqen dhe hidraton thellësisht lëkurën. Formula hipoalergjike, ekuilibron nivelin e pH të lëkurës pa larguar yndyrën natyrale nga kjo e fundit. Ky larës përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, dhe është special për atë të yndrshme dhe sensitive!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, pa ngjyryes dhe aromë artificiale.

*120gr

Hapi 1: Larësi vajor

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Hapi 2: Larësi ujor

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

IUNIK Calendula Complete Cleansing Oil

Përbërësit "magjik"

vaji esencial i lules Calendula, vaji i farave të Jojoba-s, vaji i Arrave Macadamia, vaj kamomili

Lista e plotë e përbërësve

Helianthus Annuus Seed Oil, Canola Oil, Calendula Officinalis Flower Extract, Sorbeth-30 Tetraoleate, Madacamia Ternifolia Seed Oil, Simmondsia Chinensis Seed Oil,  Sorbitan Sesquioleate, Tocopherol, Dimethicione, Cananga Odorata Flower Oil

BENTON Deep Green Tea Cleansing Foam

Përbërësit “magjik”

çaji jeshil, vaj kamelia

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Myristic Acid, Glycerin, Camellia Sinensis Leaf Water, Lauric Acid, Palmitic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Sorbitan Olivate, 1,2- Hexanediol, Polyquaternium-10, Camellia Japonica (Japanese Camellia) Seed Oil, Sodium Lauroyl Glutamate, Centella Asiatica Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Panthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Houttuynia Cordata (Heartleaf) Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Camellia Sinensis Seed Extract, Camellia Sinensis Root Extract, Caprylyl Glycol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Capric Acid, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Allantoin.

PASTRIM I DYFISHTE PER PORET

3,440 ALL 4,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI