Larës vajor - IUNIK Calendula Complete Cleansing Oil

Pastrues fytyre vajor

Larës vajor me përbërje prej 94% vajrash natyral, i pasur me 6 lloje të tillë. Rolin kryesor në këtë produkt e luan vaji esencial i lules Calendula, i cili ofron pastrim të thellë të poreve të lëkurës nga çdo papastërti e sebumit të tepërt, e makeup-it, kremit mbrojtës ndaj diellit si dhe nga pluhuri i ambjentit ku jeni ekspozuar. Ky larës vajor gjithashtu, ndihmon në shpërbërjen e pikave të zeza, duke e lënë lëkurën të pastër, të lëmuar dhe të hidratuar.

*200ml

Larës ujor - NEOGEN Calming Cicatree Micellar Cleansing Foam

Pastrues fytyre ujor.

NEOGEN Calming Cicatree Micelarr Cleansing Foam është versioni i ri dhe i përmirësuar i larësit NEOGEN Real Cica Micellar Cleansing Foam.  I formuluar me teknologjinë "micellar" siguron pastrim të lëkurës nga mbetjet e makeup-it dhe radikalet e lira. Gjithashtu larësi përmban kompleksin CICA (ekstrakte të bimës centella asiatica) dhe vajin e gjetheve të pemës së çajit, i cili qetëson lëkurën e irrituar duke e lënë këtë të fundit të hidratuar. Ka një ngjyrë karakteristike rozë për të krijuar shkumë të plotë pastruese. Ndihmon lëkurën të balancojë nivelin optimat të pH, duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj me një shtresë hidratimi, falë përmbajtjes me panthenol dhe 8 lloje të acidit hialuronik. Lëkura juaj do të ndihet e pastër dhe gati për të vazhduar me hapat e tjerë të rutinës suaj. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht për atë të thatë, sensitive dhe me tendencë akneike. 

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificale.

*200ml

Hapi 1: Larësi vajor

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Hapi 2: Larësi ujor

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

IUNIK Calendula Complete Cleansing Oil

Përbërësit "magjik"

vaji esencial i lules Calendula, vaji i farave të Jojoba-s, vaji i Arrave Macadamia, vaj kamomili

Lista e plotë e përbërësve

Helianthus Annuus Seed Oil, Canola Oil, Calendula Officinalis Flower Extract, Sorbeth-30 Tetraoleate, Madacamia Ternifolia Seed Oil, Simmondsia Chinensis Seed Oil,  Sorbitan Sesquioleate, Tocopherol, Dimethicione, Cananga Odorata Flower Oil

NEOGEN Calming Cicatree Micellar Cleansing Foam

Përbërësit "magjik"

ekstrakte të bimës centella asiatica, vaji i gjetheve të pemës së çajit, panthenol, 8 lloje të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Potassium Cocoyl Glycinate, Lauramidopropyl Betaine, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Acrylates Copolymer, Citric Acid, Sodium Chloride, Potassium Cocoate, Hydroxyacetophenone, Dipropylene Glycol, Caprylyl Glycol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Panthenol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium PCA, Sodium Lactate, Dipotassium Glycyrrhizate, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Arginine, Cyanocobalamin, Aspartic Acid, Sapindus Trifoliatus Fruit Extract, PCA, Xanthan Gum, Glycine, Alanine, Gluconolactone, Portulaca Oleracea Extract, Saururus Chinensis Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, ZINC PCA, Capryloyl Salicylic Acid, Serine, Valine, Isoleucine, Threonine, Proline, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Phenylalanine, Histidine, Artemisia Vulgaris Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Ethylhexylglycerin, Acorus Calamus Root Extract, Adansonia Digitata Seed Oil, Ceramide NP, Glucose, Hydrogenated Lecithin, Phospholipids, Sodium Hyaluronate, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Cholesterol, Tocopheryl Acetate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Madecassoside, Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide EOP, Ceramide AP, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Phytosterols, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Limonene, Linalool

PASTRIM I DYFISHTE PËR LËKURË AKNEIKE

3,400 ALL 4,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI