Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë natyrale dhe të përballueshme për të mbajtur lëkurën tuaj rrezatuese dhe me shkëlqim, një opsion i mrekullueshëm për t'u marrë në konsideratë është MIZON Facial Massage Roller and Gua-Sha Set, një teknikë masazhi me një histori të gjatë përdorimi në Mjekësinë Tradicionale Kineze. Ky set, i formualuar me kuarc trëndafili, kur përdoret në fytyrë ose trup, ndihmon në lehtësimin e tensionit të muskujve, nxitjen e qarkullimit të gjakut dhe nxitjen drenazhimin (kullimin) natyral të Limfës. Gjithashtu rrit shpërndarjen e oksigjenit të freskët dhe lëndëve ushqyese në inde të ndryshme në të gjithë trupin, që do të thotë një shkëlqim më i shëndetshëm për lëkurën! Bazuar në praktikat e lashta shëruese kineze, gua sha tani po kthehet dhe është këtu për të qëndruar gjatë, për shkak të benefiteve dhe efekteve të saj të provuara në shëndetin dhe vitalitetin e lëkurës. Për efekte, maksimale ju sugjerojmë që fillimisht të aplikoni krem ose vaj dhe më pas përdorni një nga mjete për të mesazhuar butësisht lëkurën tuaj.

Si të përdorni - Facial Massage Roller

 

  1. Aplikoni një vaj, serum ose hidratues sipas zgjedhjes suaj përpara masazhit.

 

  1. Filloni nga qafa dhe rrotullojeni për lart.

 

  1. Rrotulloni nga vija e nofullës në vesh në të dyja anët duke përdorur presion të lehtë. Vazhdoni këtë lëvizje nga nofulla deri te mollëza.

 

  1. Rrotulloni nga balli lart drejt vijës së flokëve, vetëm në drejtim lart.

 

Si të përdorni - Gua Sha Stone

 

  1. Aplikoni një vaj, serum ose hidratues sipas zgjedhjes suaj përpara masazhit.

 

  1. Mbajeni mjetin tuaj fort në mënyrën e duhur. Pjesa e lakuar duhet të përqafojë kthesat e lëkurës tuaj dhe pjesa e sheshtë duhet të mbështetet në lëkurën tuaj.

 

  1. Filloni në bazën e njërës prej anëve të qafës tuaj të lagur mirë, duke e tërhequr butësisht lart, drejt nofullës suaj.

 

  1. Më pas, tërhiqeni nga qendra e mjekrës përgjatë vijës së nofullës, duke shkuar drejt fundit të veshëve.

 

  1. Tërhiqeni nga qendra e fytyrës për të masazhuar faqet.

 

Lista e plotë e përbërësve

kuarc trëndafili

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

 

 

MIZON Facial Massage Roller and Gua-Sha Set

4,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI