Nëse problematika juaj në lëkurë janë aknet dhe njollat, atëherë maska MEDIHEAL Teatree Care Solution Essential Mask EX, do të jetë shpëtim për ju! E formuluar me vaj esencial të: gjetheve të pemës së çajit, halave të pishës dhe ekstrakt nga bima portulaca oleracea, për të ndihmuar në pastrimin e pikave të zeza, shërimin e shpejtë të akneve, duke qetësuar dhe ato me inflamacion të lartë. Nga ana tjetër pastron poret dhe të gjitha papastërtitë nga lëkura thellësisht, duke e lënë këtë të fundit të hidratuar. Pëlhura e maskës siguron shpërndarjen maksimale të esencës. Pas përdorimit, do e ndjeni lëkurën tuaj më të freskët se asnjëherë! E përshtatshme me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë akneike.

Formula e saj është hipoalergjike, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale. 

*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).

Përbërësit "magjik"

vaj i gjethes së çajit, hala pishe, ekstrakt portulaca oleracea

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Pisum Sativum (Pea) Extract, Salvia Officinalis (Sage) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Cymbopogon Schoenanthus Extract, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Panthenol, Trehalose, Betaine, Carbomer, Allantoin, Polysorbate 80, Arginine, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopheryl Acetate

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Teatree Care Solution Essential Mask EX

260 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI