BENTON Fermentation Essence

BENTON Fermentation Essence është krijuar posaçërisht per t’u aplikuar menjëherë pas pastrimit të lëkurës. Kjo esencë është pjesë e linjës së përbërësve të fermentuar të markës BENTON. Formula e saj është shumë e përqëndruar dhe e mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme për lëkurën. Përmban përbërës të fermentuar, si: ferment i filtruar nga galactomyces (maja) dhe ferment nga bifida lisat, të cilët ndihmojnë në parandalimin e shenjave të moshës dhe krijimin e rrudhave të reja. Gjithashtu keramidet dhe acidi hialuronik, ndihmojnë në rritjen e elasticitetit të lëkurës për ta mbajtur atë gjithmonë të hidratuar dhe plot gjallëri. Versioni i riformuluar nuk përmban: fragrancë dhe ngjyrues artiftical, duke e bërë këtë esencë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive. Niveli i pH është 6.5-8.5.

*100ml

BENTON Fermentation Mask

BENTON Fermentation Mask është sheet mask (maskë pëlhure) e njomur në esencë. Kjo maskë është pjesë e linjës së përbërësve të fermentuar të markës BENTONE formuluar me 3 përbërës të shkallës së lartë të fermentimit: filtratin e fermentuar të galactomyces (majasë), lisatin e fermentuar të bifida dhe filtratin e fermentuar të kolagjenit. Fermentimi i përbërësve ndihmon në përthithjen e përbërësve aktivë në mënyrë më efektive në lëkurë, duke dhënë rezultat më efikas pas përdorimit. Ndërsa kolagjeni është thelbësor për rritjen e elasticitetit të lëkurës. Përmban gjithashtu keramide NP me prejardhje bimore, e cila lëmon rrudhat dhe ofron një lëkurë më rinore. Gjithashtu 2 llojet e peptideve ndihmojnë në rritjen e funksionit të barrierës së lëkurës, ndërsa panthenoli ndihmon në hidratim dhe ushqyerje të thellë. Pëlhura e maskës përbëhet nga pambuk dhe celulozë duke e bërë të qëndrojë butësisht në lëkurë.

Nuk përmban fragrancë artificiale, ngjyrosje artificiale, PEG dhe përbërës të dëmshëm.

*20gr

BENTON Fermentation Eye Cream

Për përkujdesjen e zonës rreth syve, marka e mirënjohur BENTON ka krijuar kremin e syve Fermentation Eye Cream. Ky krem është pjesë e linjës së përbërësve të fermentuar të markës BENTONNë formulimin e tij bashkohen vetitë e përbërësve të fermentuar me ata që luftojnë shenjat e moshës. Fermenti i bifida lysate (probiotik) dhe fermenti i filtruar i galactomyces (me origjinë nga majaja), ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar, ndërsa ceramide-t, acidi hialuronik, aloe vera dhe panthenoli hidratojnë thellësisht lëkurën tuaj. Pa harruar këtu dhe elementet e beta-glucan dhe adenosine që do t’i dhurojnë zonës rreth syve freski dhe gjallëri, për një pamje më rinore.

*10gr / 30gr

BENTON Fermentation Essence

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

BENTON Fermentation Mask

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

BENTON Fermentation Eye Cream

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.

BENTON Fermentation Essence

Përbërësit “magjik”

filtrati i fermentuar i galactomyces, hialuronat natriumi, ceramide, lisati i fermentuar bifida

Lista e plotë e përbërësve

Galactomyces Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Betaine, Panthenol, Allantoin, Sodium Hyaluronate, sh-Oligopeptide-1, Zanthoxylum, Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract Usnea Barbata (Lichen) Extract, Adenosine, Arginine, Xanthan Gum, Hydrogenated Lecithin, Polysorbate 20, Lecithin

BENTON Fermentation Mask

Përbërësit “magjik”

filtratin e fermetimit galactomyces (majasë), lizati i fermentit Bifida, fultrati i fermetuar i kolagjenit, keramide, peptide, kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Galactomyces Ferment Filtrate, Water, Lactobacillus/Collagen Ferment Filtrate, Glycerin, Propanediol, Pentylene Glycol, Butylene Glycol, Bifida Ferment Lysate, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Althaea Rosea Root Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Betaine, Panthenol, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Carbomer, Hydrogenated Lecithin, Arginine

BENTON Fermentation Eye Cream

Përbërësit "magjik"

ferment i filtruar i galactomyces (maja), ferment i bifida lysate (probiotik), ceramide NP, sodium hyaluronate, ekstrakt i gjethes së bimës Aloe Vera, adenosine, panthenol, beta-glucan

Lista e plotë e përbërësve

Galactomyces Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Cetyl Ethylhexanoate, Pentylene Glycol, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Cetearyl Olivate, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sorbitan Olivate, Sorbitan Stearate, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Betaine, Beta-Glucan, Panthenol, sh-Oligopeptide-1, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, 1,2-Hexanediol, Pulsatilla Koreana Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Polysorbate 20, Lecithin

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Fermentation Line

4,320 ALL 4,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI