Nëse kërkoni një eksperiencë të veçantë për lëkurën tuaj, I DEW CARE Sugar Kitten Hydrating Rose Water Peel-off Mask është zgjedhja e duhur. Kjo maskë pastruese dhe purifikuese, ndihmon në zbutjen e teksturës së lëkurës, hidratimin e saj dhe mundëson minimizimin e skuqjes apo irritimeve të ndryshme. Formulimi me acid hialuronik, siguron lagështinë në të gjitha shtresat e lëkurës ndërsa ekstrakti i trëndafilit adreson shenjat e moshës dhe rrit elasticitetin e lëkurës. Gjithashtu formulimi me pluhur rubini, bën të mundur njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe tkurr madhësinë e poreve në dukje. Por nuk përfundon këtu, sepse kjo maskë ka në formulimin e saj ekstrakti të patëllxhanit, i cili ka një efekt zbutës dhe ndihmon në përmirësimin e barrierës së lëkurës, duke e lënë atë më të shëndetshme dhe të mbrojtur.

Ky produkt është fitues i çmimit  2019 HerCampus College Beauty

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*100gr

Për të filluar, shpëlajeni fytyrën butësisht me ujë të ngrohtë. Shmangni ujin e ftohtë, pasi mund të kontraktojë lëkurën, duke mbyllur poret. Pasi të keni pastruar lëkurën  përhapeni butësisht në fytyrë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Kur maska të jetë tharë plotësisht (20-30 minuta), tërhiqeni ngadalë poshtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Mund të përdoret 2-3 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, pluhur rubin, ekstrakt patëllxhani

Lista e plotë e përbërësve

Water, Polyvinyl Alcohol, Alcohol Denat., Methyl Gluceth-20, Dipropylene Glycol, Synthetic Fluorphlogopite, Titanium Dioxide (Ci 77891), 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Rosa Damascena Flower Water, Amethyst Powder, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ruby Powder, Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerin, Tourmaline, Diamond Powder, Topaz, Bentonite, Xanthan Gum, C12-14 Alketh-12, Tin Oxide, Tocopherol, Sodium Acetate, Ethylhexylglycerin, Disodium Edta, Yellow 5 (Ci 19140), Blue 1 (Ci 42090), Fragrance, Hexyl Cinnamal,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Sugar Kitten Hydrating Rose Water Peel-off Mask

2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI