Trendi i viteve të fundit në K-Beauty është bërë ekstrakti i bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Një nga përbërësit më efikas për qetësimin e menjëhershëm të lëkurës së irrituar është bima medicinale aziatike Mugwort. Por jo vetëm qetësuese, pasi kjo bimë njihet për shumë përfitime të tjera në lëkurë. I'M FROM Mugwort Line përmban 3 produkte: 

I'M FROM Mugwort Essence

Bimë medicinale mugwort njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, e bëjnë esencën të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. 

 *160ml

I'M FROM Mugwort Cream

I’M FROM MUGWORT CREAM është një krem hidratues qetësues, që përmban 73,55% të ekstraktit të pastër të bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me ekstraktin e rrënjës Ulmus Davidiana dhe Pueraria Lobata, e bëjnë kremin të ndihmojë në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Nga ana tjetër formulimi me panthenol e hidraton thellësisht lëkurën dhe jep kontributin e tij në kurimin e plagëve, trajtimin e djegieve, kruarjes dhe minimizon dukshëm inflamacionin në lëkurë. Konsistenca e tij është e lehtë, në trajtë xheli, duke e bërë kështu të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.

*50gr/1.76 oz

I'M FROM Mugwort Mask

Përbërja e kësaj maske shumë e përqendruar bën të mundur ruajtjen e përbërësve aktivë të ekstrakteve bimore, duke i falur lëkurës në mënyrë të menjëhershme përfitimet e saj. Mund ta përdorni çdo ditë në rutinën tuaj nëse e keni lëkurën të irrituar dhe të skuqur. Në fund të çdo aplikimi do e ndjeni lëkurën më të freskët dhe të butë.

*30gr / 110gr

I'M FROM Mugwort Essence

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

I'M FROM Mugwort Cream

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

I'M FROM Mugwort Mask

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme të maskës dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të qëndrojë 5-10 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

I'M FROM Mugwort Essence

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës Artemisia (Mugwort)

Lista e plotë e përbërësve

Artemisia Princeps Extract 100%

I'M FROM Mugwort Cream

Përbërësit "magjik"

Ekstrakt i pastër i bimës Artemisia (Mugwort), ekstrakti i rrënjës Ulmus Davidiana dhe Pueraria Lobata si edhe panthenol.

Lista e plotë e përbërësve

Artemisia Princeps Extract, Propanediol, Cyclopentasiloxane, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Cyclohexasiloxane, Stearic Acid, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Arachidyl Alcohol, Arachidyl Glucoside, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Water, 1,2-Hexanediol, Caprylhydroxamic Acid, C14-28 Alkyl Acid, Stearyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Polyglyceryl-2 Stearate, Glyceryl Stearate, Panthenol, Dipotassium Glycyrrhizate, Allatoin, Boswellia Serrata Resin Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/ VP Copolymer, Hydroxyethyl Acrylate/ Sodium Acryloydimethyl Taurate Copolymer, Dimethiconol, Saccharamyces/ Viscum Album (Misletoe) Ferment Extract, Lactobacillus/ Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/ Viscum Album (Misletoe) Ferment Extract, Lactobacillus/ Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/ Imperata Cylindrica Root Ferment Extract, Disodium EDTA, Polyglutamic Acid, Pueraria Lobata Root Extract, Artemisia Vulgaris Oil

I'M FROM Mugwort Mask

Përbërësit “magjik”

ekstrakt i bimës Artemisia (Mugwort)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Artemisia Princeps Leaf Powder, 1,2-Hexanediol, Cordyceps Sinensis Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Methylpropanediol, Ligularia Fishceri Leaf Extract, Rosa Davurica Bud Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Glyceryl Polyacrylate, Sodium Polyacrylaste, Carbomer, Arginine, Phenoxyethanol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Xanthan Gum, Disodium EDTA

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Mugwort Essence, Cream & Mask

8,600 ALL 13,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI