Round Lab 1025 Dokdo Toner, i vlerësuar 3 vjet me radhë si toneri më i mirë në Korenë e Jugut, do të kujdeset për lëkurën tuaj si asnjë tonik tjetër. Vetëm me një aplikim, ky toner jo vetëm që hidraton intensivisht lëkurën tuaj por gjithashtu ushtron një efekt të butë eksfoliues. Sekreti i tij qëndron në bazën e ujit mineral nga ujërat e thella të ishullit Dokdo të Koresë, i cili prodhohet duke përdorur një teknologji të patentuar nano-filtrimi të aftë për të marrë 74 lloje të ndryshme mineralesh si Magnez, Kalcium, Zink, Bakër, Kalium, Selen, Mangan, Squfur. ... të gjitha super të dobishme për lëkurën tonë. Ky ujë i pasuruar, plot vitamina dhe minerale, balancon lëkurën, duke qenë në gjendje të hidratojë zonat e thata dhe të kontrollojë yndyrën e tepërt në zonat problematike. Gjithashtu, pastron brendësinë e poreve si edhe eksfolion butësisht lëkurën nga qelizat e vdekura duke nxitur kështu me shpejtësi rigjenerimin e qelizave të reja për lëkurë më të shndritshme dhe më të re. Por kjo nuk është e gjitha! Formula e tij, e pasur me përbërës zbutës si: Panthenol, një vitaminë që është shumë e dobishme për lëkurën sensitive dhe Allantoin do ju ofrojnë një efekt të fuqishëm shërues, duke ndihmuar në reduktimin e shfaqjes së njollave dhe skuqjes. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive.

Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*100ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësi "magjik"

Panthenol, allantoin, ujë mineral

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Pentylene Glycol, Propanediol, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugar Cane) Extract, Sea Water, 1,2-Hexanediol, Protease, Betaine, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Xanthan Gum, Disodium EDTA

E themeluar në vitin 2017, marka koreane e bukurisë, ROUND LAB, u ka ofruar vazhdimisht konsumatorëve produkte për kujdesin e lëkurës LAB me cilësi më të mirë dhe të lartë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut. Seria 1025 Dokdo është projekti i parë i ROUND LAB, i pasur me minerale nga oqeani i thellë i ishullit Ulleungdo (zona ku bën pjesë ishulli Dokdo). Përveç kësaj, lëndët e para të përdorura në këtë seri produktesh janë të certifikuara nga EWG si materiale jeshile dhe të sigurta. (EWG është një organizatë jofitimprurëse që ka vlerësuar sigurinë në lëndët e para kozmetike, këmbëngul në ofrimin e informacionit të saktë për konsumatorët.) Dokdo Line është seria më e popullarizuar e ROUND LAB, grupi i plotë prej gjashtë produkteve kishte përfunduar kërkimin, zhvillimin dhe doli në treg në vitin 2018. Pas kësaj, seti zuri pozitën pole në listën e shitjeve 2018 të Lalavla (Watson) në Korenë e Jugut . Sipas ROUND LAB, shumë marka kozmetike kanë burime në mbarë botën për të marrë lëndë të para me cilësi të lartë. Megjithatë, ROUND LAB dëshiron të prodhojë produkte me cilësi më të mirë dhe më kuptimplotë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut.

ROUND LAB 1025 Dokdo Toner

1,600 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI